Përfaqësuesit e PD në Vlorë: Rama mashtroi, banorët e përmbytur 1 vit pa dëmshpërblim nga shteti‏

Publikuar tek: politike, më 16:56 05-02-2016 Përfaqësuesit e PD në Vlorë: Rama mashtroi, banorët e përmbytur 1 vit pa dëmshpërblim nga shteti‏

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim me banorët e Bishanit, Fitores dhe Plazhit të Vjetër, në Vlorë. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike panë nga afër situatën në këto zona si dhe takuan banorë të zonave të përmbytura të cilët  ankohen se ende nuk kanë kaluar pasojat e reshjeve dhe ende nuk kanë marrë asnjë shpërblim nga qeveria.

Këshilltarët bashkiake të PD në Vlorë do kërkojnë që qeveria të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të kompensojë dëmet ndaj këtyre familjeve në vështirësi ekonomike. Këshilltarët do të kërkojnë:

1.     Çdo banori t'i jepet kopja e tij e proçes-verbalit të hartuar për verifikimin e dëmeve të tij nga përmbytjet.

2.     Qeveria t'i kompensojë banoret sipas listes se hartuar nga zyrtaret e saj.

3.     Nëse qeveria nuk kompenson, të detyrojë bashkinë e Vlorës që të ndajë një buxhet të caktuar për të kompensuar sadopak hallin e këtyre banorëve, një pjese e të cilëve nuk ka arritur dot as të ringrejë rrethimin e shtëpisë pas dëmeve të pësuara.

Njoftimi i plotë i PD-së:

Në zonën e plazhit të vjetër mbi 420 familje përmbyten vazhdimisht, për shkak të bllokimit të një kanali sipërfaqësor. Komuniteti ka kërkuar shumë herë ndihmë nga bashkia dhe qeveria, por kërkesat kanë mbetur në vesh të shurdhër.

“Nuk erdhi njeri të na thoshte - “Si u bëtë”? Minimumi që kërkoj është të jetoj në atë shtëpi që kam bërë. E kam bërë si e kam bërë, të paktën të jetoj. Nuk po e gëzoj dot sepse sa del reja në Karaburun, unë rri zgjuar sepse mbytem”, u shpreh një banor i zonës.

Në përmbytjet e tetorit 2015, lartësia e ujit arriti mbi 1 metër duke u shkaktuar dëme të shumta në pajisje dhe orendi shtëpiake por edhe në bizneset familjare të zonës. Për fat të keq asnjë nga qeveritarët as nuk i vizitoi, as nuk shënoi ndonjë dëm të shkaktuar, as nuk premtoi ndonjë kompensim dëmi dhe as nuk morën përsipër zgjidhjen e kësaj situate për të mos u përsëritur më. Sa herë ka përmbytje ujërat sipërfaqësore përzihen me ujërat e zeza duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e mijëra banorëve të Vlorës. Ata kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi madhor për një jetesë të sigurtë.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të tërhiqet nga marria për blerje makinash Jaguar dhe të dekoderave, fondet e të cilave duhej t'i përdorte për sistemimin e kanalizimeve të këtij komuniteti prej qindra familjesh. Këshilltarët bashkiakë të PD-së në Vlorë, do të kërkojnë ndërhyrje dhe masa për të zgjidhur këtë shqetësim të banorëve.

Fshatrat Bishan dhe Fitore u përmbytën rëndë nga dalja e Vjosës në Shkurt të vitit 2015 dhe shumë prej tyre nuk kanë sistemuar ende shtëpitë. Ndërsa Edi Rama deklaroi në Parlament se ka kompensuar gjithë dëmet nga përmbytjet e 2015-ës, banorët e këtyre fshatrave tregojnë se kjo është një mashtrim.

Banorët e fshatrave Bishan dhe Fitore tregojnë se ndihen të braktisur nga shteti, se nuk kanë marrë thuajse asgjë përveç disa ndihmave të papërfillshme.

“Kam bërë dokumentin por nuk kam marrë asnjë lloj ndihme. Erdhën, shkruajtën sa fidanë ke, nuk na kanë dhënë asgjë”, shprehet një banor.

“Ka shtet, apo nuk ka shtet. Ne po na torturojnë. Çfarë po bëhet kështu?”

“Kanë ardhur dhe i kanë verifikuar dëmet. Edhe po të kërkojmë kompensim nuk na jep njeri”, thotë një kryefamiljar.

“Para votimeve u bë një listë se kush përfitonte, pas votimeve u zhduk lista. Se kush mori lek, se kush nuk mori, nuk u mor vesh”.

“Dëmshpërblimet jepen sipas ndarjes partiake”, denoncon një banor.

Gjatë përmbytjes qeveria refuzoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme që të ligjëronte të drejtën për kompensim të banorëve, por deklaroi se po bënte verifikimin e dëmeve dhe më pas do i kompensonte për humbjet. Por, deri më sot shumica e banorëve nuk kanë asnjë copë letër nga verifikimi i dëmeve, nuk kanë asnjë datë të premtuar për kompensim. Vetëm një banor kish arritur të merrte një kopje të proces-verbalit të hartuar nga grupi i verifikimit dhe ndërkohë që lista e dëmeve përfshinte 13 objekte, ai kishte marrë dicka vetëm për 2 objekte. Banorët shprehen të revoltuar me mashtrimet e qeverisë që ndryshe deklaron në parlament dhe krejt ndryshe është realiteti në terren.

Përfaqësuesit e PD diskutuan për gjendjen e rëndë të banorëve, për mashtrimet dhe papërgjegjshmërinë e qeverise, dhe u angazhuan që këshilltarë bashkiak të protestojnë për këtë gjendje. Këshilltarët bashkiake të PD në Vlorë do kërkojnë që qeveria të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të kompensojë dëmet ndaj këtyre familjeve në vështirësi ekonomike. Këshilltarët do të kërkojnë:

1.     Çdo banori t'i jepet kopja e tij e proçes-verbalit të hartuar për verifikimin e dëmeve të tij nga përmbytjet.

2.     Qeveria t'i kompensojë banoret sipas listes se hartuar nga zyrtaret e saj.

3.     Nëse qeveria nuk kompenson, të detyrojë bashkinë e Vlorës që të ndajë një buxhet të caktuar për të kompensuar sadopak hallin e këtyre banorëve, një pjese e të cilëve nuk ka arritur dot as të ringrejë rrethimin e shtëpisë pas dëmeve të pësuara.

Banorët dëshmuan raste të turpshme të dyfytyrësisë së pushtetit në varësi të bindjeve politike të banorëve, si edhe raste të turpshme të vjedhjes së ndihmave apo abuzimeve masive me fondet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama, Balla dhe Bylykbashi takohen me ekspertët amerikanë për dekriminalizimin. Ambasada: U mësuam si të hetojnë zyrtarët
Përfundon takimi PS-LSI-PDIU, Ahmetaj: Diskutuam për raportin e FMN, në fund folëm për “drejtësinë” »
Article Logic
Execution time: 0.020282030105591
array(1) { ["section"]=> string(100) "perfaqesuesit-e-pd-ne-vlore-rama-mashtroi-banoret-e-permbytur-1-vit-pa-demshperblim-nga-shteti-31836" }