Përfaqësuesja e Kosovës bën historinë, shkatërron Bullgarinë në transfertë

Publikuar tek: sport, më 22:47 10-06-2019 Përfaqësuesja e Kosovës bën historinë, shkatërron Bullgarinë në transfertë Festa e perfaqesueses se Kosoves pas fitores 2-3 ne Sofia

Përfaqësuesja e Kosovës sapo ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë në transfertë ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-3.

Emocionet ishin të papërshkruara në stadiumin ‘Vasil Levski’ në Sofia. Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani ishin heronjtë e Kosovës.

Në paraqitjet e deritanishme në kualifikueset e Euro 2020, përfaqësuesja e Kosovës ka shkëlqyer me lojën e saj.

Me një moshë mesatare tepër të re, ekipi i Kosovës nën drejtimin e zvicerianit Bernard Challandes po zhvillohet pas çdo ndeshje, ndryshe nga kombëtarja e Shqipërisë e cila e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.  

Formacionet e ndeshjes së sotme:

Bullgaria: Mihaylov, Popov, Bozhikov, Goranov, Nedyalkov, Ivanov, Kostadinov, Nedelev, Despodov, Popov, Isa Mustafa

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070469379425049
array(1) { ["section"]=> string(80) "perfaqesuesja-e-kosoves-ben-historine-shkaterron-bullgarine-ne-transferte-167721" }