Përfaqësuesja e Kosovë ka zhvilluar sot pasdite seancën e parë stërvitore në Gjermani për miqësoren kundër Ishujve Faroe.
Trajneri Albert Bunjaki u përqendrua fillimisht në stërvitje të lehta me kombinime tekniko-taktike. Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses, gjendja e futbollistëve është mjaft e mirë, ndërsa për t’i ndjekur stërvitjet ishin edhe kreu e FFK-së, Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu, anëtarët e KE-së Bakir Burri, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja si dhe kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar për klubet shqiptare të Gjermanisë Ruzhdi Statovci bashkë më shumë bashkëatdhetarë tanë në Frankfurt.
Sonte në mbrëmje do të ketë mbledhje me futbollistët ku do të bashkëbisedohet për rregullat e lojtarëve, ndërsa nesër pasdite do të mbahet strërvitja e radhës para ndeshjes me Ishujt Faroe, që luhet të premten më 3 qershor në orën 20:00.
Sipas organizatorit të ndeshjes Nuhi Mehmeti interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.