Perfeksion bardheblu, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Publikuar tek: sport, më 16:00 07-02-2016 Perfeksion bardheblu, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Tirana “blindon" vendin e tretë pasi ka mundur në transfertë ekipin e Laçit me rezultatin e pastër 0-3.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, e ishin kualitetet e skuadrës që e zgjidhën këtë takim.

Pjesa e parë nis me vendasit që luajnë disi më mirë, e kanë më shumë terren, e sinjalin e parë e dha Cetkoviç në fillim duke goditur tranversën, por në dy raste Vujadinoviç nuk lejon golin e bardhebluve.

Në pjesën e dytë të takimit, është Bakaj që gjen rrugën e rrjetës me anë të një goditjeje dënimi, ndërsa pak minuta më vonë është Muzaka që dyfishon.

Për të vulosur këtë fitore ka menduar Hugo Almeida që në minutën e 80-të shënon golin e tretë.

Tirana merr tre pikë mjaft me vlera, e i shkëputet Laçit me 10 pikë në tabelën e klasifikimit, pasi tashmë bardheblutë numërojnë 35 pikë pas 20 ndeshjeve në kampionat.


E mbylli vitin me humbje, e nisi po ashtu, por Skënderbeu mbetet skuadra për t'u mundur në Superiore dhe jo më kot "mbretëron" prej vitesh në Shqipëri.

Sot skuadra korçare fitoi 3-1 ndaj Kukësit, duke shkëlqyer ndaj një rivali të rrezikshëm, konkurent për titull sezonet e fundit.

Të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë në janar, por me lojtarë si Orelesi e Adeniji, Skënderbeu ka bërë goditje të mëdha, ndërsa Salihi mbetet lojtari që bën diferencën në Superiore.

Shkodrani shënoi golin e parë të ndeshjes,  ndërsa Adeniji dyfishoi në fundin e pjesës së parë.

Zgjimi kuksian erdhi në minutën 58, por zgjati pak, sepse Salihi mbylli gjithçka pak minuta më vonë, pas një pasimi perfekt nga Latifi. Një karton i kuq i pa nevojshëm në fund nga Radas ishte e vetmja gjë që duhej eliminuar.

Kreu kthehet te kampionët, ndërsa Kukësi ka ende nevojë për kohë dhe punë. (Sportal)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi “sponsorizon” Rashicën për Napolin: Është si Callejon
Ronaldo i jep fund zërave për largimin e tij: Kam edhe dy vjet kontratë me Realin »
Article Logic
Execution time: 0.029269933700562
array(1) { ["section"]=> string(58) "perfeksion-bardheblu-skenderbeu-rikthehet-te-fitorja-31976" }