Përfitoi kioskën nga Veliaj te liqeni, aktori për ish-aktivistin: E dinim që në fillim, ja prova

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:22 09-02-2017

Një nga aktivistët më të zellshëm të shoqërisë civile dhe një nga iniciatorët e shumë protestave në Parkun e Liqenit, kundër betonizimit, kundër këndit të lojërave e kundër kioskave, Eljan Tanini është shpërblyer vetë me një kioskë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Eljani ka harruar "torturat" e policisë gjatë rezistencës për Parkun e Liqenit duke përfituar kioskën te liqeni. Ndërkaq aktori i njohur Julian Deda nxjerr nga arkivat një video të një viti më parë ku ka qenë i ftuar kryebashkiaku Veliaj në “Apartamentin 2xl” dhe thotë se kjo është prova e faktit: “nëse je për t’u shitur, do të të blejnë”.

“Lodheni kot me lajme, "jo e bleu shoqerine civile, jo nuk e bleu". Nese je per tu shitur, do te te blejne. Dhe ne e dinim qe ne fillim. Ja prova. (Video e dates 08.03.2016)
P.s. Shikojeni deri ne fund”, shkruan Juli. Video si më sipër...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033421993255615
array(1) { ["section"]=> string(99) "perfitoi-kiosken-nga-veliaj-te-liqeni-aktori-per-ish-aktivistin-e-dinim-qe-ne-fillim-ja-prova-68197" }