Përfiton pension të posaçëm nga Qeveria, reagon aktori Zef Deda duke iu drejtuar Ramës

Publikuar tek: kulture-art, më 20:17 21-12-2016 Përfiton pension të posaçëm nga Qeveria, reagon aktori Zef Deda duke iu drejtuar Ramës

Qeveria ka vendosur të jap pension të posaçëm për 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera.

Pension të posaçëm shtetëror përfitojnë sopranoja Edith Mihali, aktori i humorit Zef Deda, mjeku dhe ish­-ministri Alfred Serreqi, sportistët Ilir Pernaska, Paulin Ndoja, Ramadan Rragami, Sabah Bizi, skenaristi Kujtim Gjonaj, Doktori i Shkencave Filologjike Çapajev Gjokutaj,  Enver Shengjergji, Lulzim Balla dhe Lionel Konomi.

Aktori Zef Deda ka reaguar me anë të një statusi në Facebook duke falenderuar dhe kryeministrin Edi Rama:

"Perulem para spektatorit.

Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem. 
Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin. Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes. Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush. Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t'ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eneda Tarifa ngec në trafik dhe lëshon një mesazh “bombë” për të gjithë shqiptarët e lodhur nga gjithçka
Shfaqet muri teksa po ndërtohej xhamia, ndërhyn Ministria e Kulturës duke ndërprerë punimet »
Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695
array(1) { ["section"]=> string(91) "perfiton-pension-te-posacem-nga-qeveria-reagon-aktori-zef-deda-duke-iu-drejtuar-rames-63362" }