Përforcohet kombëtarja, Panuçi thërret talentin e Breshias

Publikuar tek: sport, më 15:59 25-09-2017 Përforcohet kombëtarja, Panuçi thërret talentin e Breshias

Pas Memollës dhe Ivan Balliut, trajneri i kombëtares Kristian Panuçi duket se ka bërë gati përforcimin e radhës te kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për një futbollist mjaft të talentuar që luan në radhët e Breshias në serie B në Itali, Emanuele Ndoji. Ndoji luan si mesfushor qendre dhe këtë fillim sezoni në Itali ka shfaqur një formë shumë të mirë.

Nisur nga kjo ecuri, por edhe mungesat e mëdha në këtë repart, Panuçi besohet se do i dërgojë një ftesë Nodjit për dy përballjet kundër Italisë në Shkodër dhe Spanjës në transfertë.

Por Panuçi nuk do të ndalet me kaq, pasi mund të rikthejë në kombëtare edhe dy mesfushorët që nuk u thirrën herën e fundit, Kaçe dhe Xhaka.

Këto lëvizje të Panuçit vijnë të detyruara për shkak të mungesave të shumta në repartin e mesfushës të cilave u shtohen edhe mungesa e Andi Lilës që u dëmtua këtë fundjavë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erjon Bogdani publikon listën zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian, bien në sy 3 futbollistët e Serisë A
Lajm i “zi” për tifozët e Juventusit, gjykata shpall dënimin e rëndë për Agnelin dhe skuadrën »
Article Logic
Execution time: 0.015923976898193
array(1) { ["section"]=> string(63) "perforcohet-kombetarja-panuci-therret-talentin-e-breshias-93615" }