Përforcohet prapavija, De Biasi fton në Kombëtare mbrojtësin e klubit të Serie A

Publikuar tek: sport, më 14:40 27-02-2017 Përforcohet prapavija, De Biasi fton në Kombëtare mbrojtësin e klubit të Serie A

Kastriot Dermaku pritet të jetë përforcimi më i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e marsit ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Kriza në prapavijën kuqezi, me mungesën për shkak pezullimi të Berat Gjimshitit, apo mos-aktivizimin dhe rënien e formës sportive të lojtarëve të tjerë, ka detyruar trajnerin e përfaqësueses që të kërkojë alternativa të reja të cilat si gjithmonë vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Dermaku, kartoni i të cilit i përket Empolit, është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në Lega Pro në Itali te skuadra e Lucchese.

De Biasi e ka monitoruar prej kohësh 25 vjeçarin, ndërsa mediat italiane raportojnë se tani ai po mendon ta afrojë në Kombëtare në muajin mars.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stolat e thyer, vendimet e disiplinës dhe paratë e papaguara…pse hesht FSHF-ja?
Video/ La futbollin për t’u bërë këngëtar, dështon keq “ylli” i Serie A »
Article Logic
Execution time: 0.023225069046021
array(1) { ["section"]=> string(85) "perforcohet-prapavija-de-biasi-fton-ne-kombetare-mbrojtesin-e-klubit-te-serie-a-70120" }