Përfshirja e TVSH-së, Ahmetaj jep lajmin e mirë: Këto janë bizneset që nuk do ta paguajnë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:29 18-10-2017 Përfshirja e TVSH-së, Ahmetaj jep lajmin e mirë: Këto janë bizneset që nuk do ta paguajnë

Prej disa ditësh ka patur reagime të shumta, mes tyre edhe nga radhët e politikës e opozitës lidhur me përfshirjen e TVSH-së në detyrimet e bizneseve të vogla.

Në një diskutim me sipërmarrës të bizneseve të vogla që ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se jo të gjithë bizneset e vogla do të përfshihen në këtë skemë.

“Në diskutimin që kemi pasur me kryeministrin dhe stafet ne jemi shumë të qartë që biznesi i vogël i disa kategorive të veçanta dhe këtu i referohem zejtarisë, taksistit, fermerit, do të jenë të përjashtuar nga TVSH, ambulantët në tregjet e bashkive gjithashtu. Pra ai që shet fruta-perime në Lushnjë, Divjakë, Fier nuk është pjesë e detyrimit. Biznesi i vogël me një numër 60-65 mijë do mbetet i përjashtuar jashtë skemës së deklarimit të detyrueshëm të TVSH”, u shpreh ministri.

Përfaqëses të biznesit të vogël i shprehën ndërkohë ministrit shqetësimin se me përfshirjen e TVSH-së në detyrimet ndaj shtetit do t’ua rriste edhe më shumë shpenzimet e për pasojë do të rrisnin çmimin, e për pasojë edhe falimentin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032415151596069
array(1) { ["section"]=> string(93) "perfshirja-e-tvsh-se-ahmetaj-jep-lajmin-e-mire-keto-jane-bizneset-qe-nuk-do-ta-paguajne-96306" }