Përfundojnë ndeshjet e para të fazës në grupe, ja skuadrat që kryesojnë

Publikuar tek: sport, më 22:28 14-06-2016 Përfundojnë ndeshjet e para të fazës në grupe, ja skuadrat që kryesojnë

Me përballjen Portugali-Islandë janë mbyllur ndeshjet e parë të fazës në grupe, të cilat kanë krijuar një ide të qartë jo vetëm për kryesuesit e grupeve, por edhe për atë që na pret në fazat e tjera të këtij Kampionati Europian.

Në grupin “A” është Franca që pozicionohet e para me 3 pikë, po aq sa edhe Zvicra e vendit të dytë, ndërsa Shqipëria dhe Rumania ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt me zero pikë.

Në grupin “B” është Uellsi i Bale që kryeson me 3 pikë, falë fitores ndaj Sllovakisë. Anglia dhe Rusia në vendin e dytë dhe të tretë ndajnë nga një pikë dhe grupi mbyllet nga sllovakët me zero pikë.

Gjermania është në vend të parë me tre pikë në grupin “C” dhe Polonia në të dytin po me të njejtën sasi pikësh. Irlanda e Veriut dhe Ukraina pozicionohen në vendin e tretë dhe të katërt me zero pikë.

E njejta situatë është edhe në grupin “D”, me Kroacinë dhe Spanjën që udhëheqin me nga tre pikë, ndërsa me zero pikë në vend të tretë dhe të katërt ndodhen Çekia me Turqinë.

Në grupin “E” është Italia që udhëheq e vetme me tre pikë, Irlanda dhe Suedia në vendin e dytë dhe të tretë kanë nga një pikë dhe Belgjika në vend të fundit me zero pikë.

Grupi “F” ka të njejtën situatë me Hungarinë që ka siguruar tre pikëshin e parë, Islanda në vend të dytë me një pikë, po aq sa dhe Portugalia e vendit të tretë, ndërsa Austria nuk ka asnjë pikë. 

Screenshot_5.png

Screenshot_6.png

Screenshot_7.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Islanda debuton me barazim, ndal Portugalinë e Ronaldos
S’do ta besoni se ç’bëjnë djemtë e Kombëtares gjatë stërvitjes (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.035479068756104
array(1) { ["section"]=> string(76) "perfundojne-ndeshjet-e-para-te-fazes-ne-grupe-ja-skuadrat-qe-kryesojne-43525" }