Përfundon Asambleja e PS, Rama: Debat i bukur dhe demokratik. Ruçi: Nuk kam asgjë për të thënë

Publikuar tek: politike, më 18:12 09-03-2016 Përfundon Asambleja e PS, Rama: Debat i bukur dhe demokratik. Ruçi: Nuk kam asgjë për të thënë

Ka përfunduar pas rreth 6 orësh mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku është diskutuar dhe janë marrë vendime për Kongresin që do të zhvillohet më datë 19 të këtij muaji.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ka dalë përpara mediave dhe ka njoftuar se të gjitha diskutimet do të jenë online në faqen zyrtare të partisë. Ai ka refuzuar të japë të tjera detaje, pasi sipas tij mund të shtrembëronte atë çka është thënë në mbledhje.

“Se çfarë u diskutua dhe cilat ishin vendimet e Asamblesë, pas pak orësh do t’i gjeni të gjitha online. Nuk dua t’u them asgjë, pasi nuk dua të shtrembërojë. Keni 6 muaj që keni thënë çdo gjë për PS-në, tani aty do shikoni se sa demokraci ka PS-ja dhe sa censurë”, është shprehur Ruçi.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, kryetari Edi Rama ka kërkuar zhvillimin e referendumit nëse socialistët dëshirojë apo jo që ai të vazhdojë të jetë në drejtimin e partisë. Megjithatë, Ben Blushi e ka kundërshtuar fortë këtë propozim me argumentin se Rama po kërkon të hyjë në zgjedhje pa kandidatë.

Rama ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, duke thënë se pavarësisht se statui nuk e lejon, debati duhet bërë publik.

“Asambleja mbylli mandatin me një debat të bukur demokratik që meriton të bëhet publik në kundërshtim me statutin. Flm secilit ‪Krenar për PS”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria apo partia?! Blushi vë në provë kolegët, ja kë zgjedhin Majko, Balla dhe Bushati
Basha-Ramës: Sa qesharak dhe i dëshpëruar je! Kërkon referendum...edhe atëherë 99.9% dilte »
Article Logic
Execution time: 0.065741062164307
array(1) { ["section"]=> string(96) "perfundon-asambleja-e-ps-rama-debat-i-bukur-dhe-demokratik-ruci-nuk-kam-asgje-per-te-thene-34672" }