Përfundon aventura e Skënderbeut në Europa League, rusët fitojnë në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 23:11 10-12-2015 Përfundon aventura e Skënderbeut në Europa League, rusët fitojnë në Elbasan

Përfundon rrugëtimi i kampionëve të Skënderbeut në Europa League. Sonte ata u mundën 3-0 nga Lokomotiva e Moskës, në një ndeshje, ku fundi ishte shkatërrimtar. Pavarësisht nga kjo, “aventura” e korçarëve në Europë duhet konsideruar si një përvojë mjaft e suksesshme.

Skënderbeu në këtë takim nuk ia arriti të dëshmojë forcën e vlerat e tij edhe pse arriti ta qarkullonte më tepër se sa rusët, që ishin më të rrezikshëm në kundërsulmet e tyre. Veçanërisht në krahun e djathtë loja e korçarëve, si nga ana e Ademir, por edhe Latifit, la për të dëshiruar, ndërkohë që Berisha në të majtë ishte kërcënim permanent për skuadrën moskovite.

Trajneri Josa u përpoq të ndryshonte rrjedhën e takimit me zëvendësimet e kryera, por edhe në fraksionin e dytë loja e Skënberbeut nuk e gjeti rrezikshmërinë e nevojshme, pasi i mungoi pasimi final për Salihin dhe Olajinkën.

Futbollistët korçarë u përpoqën mjaft për ta barazuar takimin. Ata vrapuan shumë, por e paten mjaft të vështirë të shpërthenin mbrojtjen e ngjeshur të moskovitëve. Gjithsesi, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i këtij takimi, që u dominua nga korçarët, por u fitua nga moskovitët.

Në të kundërt, rusët ishin të vendosur që të gjithë në gjysmëfushën e tyre, për të ruajtur golin e shënuar nga Tarasov në minutën e 18-të, pas një lloj hutimi të skuadrës së Skënderbeut, si dhe minutat e fundit të ndeshjes, të cilat ishin edhe pjesa më “gri” e lojës së korçarëve.

Pas kësaj ndeshjeje, e cila mbylli edhe kapitullin europian për Skënderbeun, vëmendja e korçarëve dhe futbollistëve të Josës, do të përqëndrohet në kampionatin e Superiores dhe më konkretisht, te ndeshja me Teutën, që do ta presi të dielën në Durrës.

(Sportal.al)

Rezultatet e ndeshjeve në Europa League:

10.12.2015
21:05 EUL Group J Anderlecht 2-1 Karabakh Agdam
21:05 EUL Group K APOEL FC 1-3 Sparta Praha
21:05 EUL Group G AS Saint-Étienne 1-1 Lazio
21:05 EUL Group K Asteras Tripoli 0-4 Schalke 04
21:05 EUL Group L Athletic Bilbao 2-2 AZ Alkmaar
21:05 EUL Group G Dnipro 3-0 Rosenborg BK
21:05 EUL Group I Fiorentina 1-0 Belenenses
21:05 EUL Group L FK Partizan 1-3 FC Augsburg
21:05 EUL Group I Lech Poznan 0-1 FC Basel
21:05 EUL Group H Skenderbeu 0-3 Lokomotiv Moscow
21:05 EUL Group H Sporting Lisboa 3-1 Besiktas JK
21:05 EUL Group J Tottenham 4-1 AS Monaco

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Benzema jashtë finaleve të Euro 2016-ës
Dy golat e fundit të rusëve në Elbasan ishin të planifikuara? Ja mesazhi që u përhap në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.01863694190979
array(1) { ["section"]=> string(80) "perfundon-aventura-e-skenderbeut-ne-europa-league-ruset-fitojne-ne-elbasan-27473" }