Përfundon çështja Daja-Shkodra, zbulohet çfarë ka ndodhur në kampin korçar

Publikuar tek: sport, më 08:48 18-11-2017 Përfundon çështja Daja-Shkodra, zbulohet çfarë ka ndodhur në kampin korçar

Në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut u pa një episod që jo rrallë herë ndodh në futboll.

Donjet Shkodra në momentin e zëvendësimit u duk shumë i nevrikosur dhe nuk ishte dakord me trajnerin Ilir Daja.

Lidhur me këtë rast, ditën e djeshme drejt Korçës është nisur presidenti i klubit, Ardjan Takaj, i cili ka qetësuar "ujërat".

Mësohet se, në kampin korçar nuk ka asnjë çështje "Shkodra" apo "Daja", çka do të thotë se, lojtari ka shpjeguar gjithçka përballë drejtuesve të klubit, duke u justifikuar se, acarimi ka ardhur për shkak se ai vetë nuk ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka dhënë në fushë dhe se nuk kishte pasur asnjë problem lidhur me zëvendësimin e bërë nga Ilir Daja.

Pas këtij shpjegimi të dhënë, mësohet se klubi e ka mbyllur këtë histori, duke lënë të qetë lojtarin i cili edhe pse mund të ketë pasur realisht ndonjë pakënaqësi me zëvendësimin, ja ka dalë të gjëjë një zgjidhje këtë herë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlqeu me Portugalinë, Spaleti me dyshime për formacionin kundër Atalantës
Iu mërzitën femrat, makinat dhe paratë, ish-ylli i Manchester United bëhet prift »
Article Logic
Execution time: 0.0046980381011963
array(1) { ["section"]=> string(80) "perfundon-ceshtja-daja-shkodra-zbulohet-cfare-ka-ndodhur-ne-kampin-korcar-100007" }