Përfundon mandati i Artan Shabanit, emërohet drejtori i ri i Galerisë së Arteve në Tiranë, si e prezanton ministrja

Publikuar tek: kulture-art, më 08:58 18-01-2018 Përfundon mandati i Artan Shabanit, emërohet drejtori i ri i Galerisë së Arteve në Tiranë, si e prezanton ministrja

Emërohet drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ai është Erzen Shokololli, i cili sapo është prezantuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Emërimi i Shokolollit vjen menjëherë pas përfundimit të mandatit të Artan Shabaniy, pas 4 vitesh në krye të GKA-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

26815122_10215440181939110_3238000963189717724_n.jpg

 

“Dua t'i uroj mirëseardhjen dhe pune te mbare drejtorit te ri te Galerise Kombetare te Arteve, Erzen Shkololli me te cilin do te nisim nje udhetim te ri ne institucionin me te rendesishem te artit pamor ne Shqiperi. Jam e bindur se dora dhe mendja e Erzenit do te ndertoje pjesen e vet ne historine e Galerise Kombetare te Arteve, do te sjelle nje fryme te re dhe do te ndihmoje ne heqjen e kufijeve ne hapesiren kulturore, jo vetem midis Shqiperise dhe Kosoves, por puna dhe arti i Erzenit ngrihet mbi cdo lloj kufiri ne emer te artit.

Ne kater vitet e fundit Galeria Kombetare ka njohur ngjarje te rendesishme kulturore, ekspozita me artiste vendas e te huaj qe kane lene gjurme te publiku i arteve pamore, ka hapur dyert per brezat e rinj dhe eshte kthyer tashme ne nje nga vendet e preferuara per femijet me programin #EdukimPermesKultures.
Dhe per kete bashkepunimdua te falenderoj drejtorin qe sapo mbylli mandatin e tij, Artan Shabani.

Erzen Shkololli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Nën udhëheqjen e tij Galeria e Kosovës pësoi transformim të plotë duke u shndërruar në një urë përmes së cilës skena artistike e Kosovës, që deri vonë ishte e margjinalizuar dhe e izoluar nga komunikimi kreativ me skenat artistike evropiane dhe botërore, depërtoi fuqishëm përtej kufijve të Kosovës. Si drejtor i Galerisë, Shkololli avokoi suksesshëm për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke shërbyer njëkohësisht si komisioneri i parë i Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales.
Së fundmi, në rolin e këshilltarit të drejtorit artistik të Documenta 14 – ekspozitës më prestigjioze botërore të artit bashkëkohor – Shkololli siguroi pjesëmarrjen e parë historike të artistëve shqiptarë në këtë ngjarje. Gjithsej 17 artistë nga Kosova dhe Shqipëria ekspozuan veprat e tyre në edicionin e fundit të Documenta që u mbajt në Athinë dhe Kassel, duke dëshmuar kështu edhe përkushtimin e Shkolollit për të promovuar dhe përfshirë artistë dhe vlera të çdo gjenerate nga dy shtetet në mozaikun evropian dhe botëror të artit bashkëkohor.
Gjatë karrierës së tij, Shkololli ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë pozitën e drejtorit të Fondacionit "Unë e du Kosovën", fondacion privat që inkurajon zhvillim shoqëror përmes teknologjisë dhe artit, si dhe pozita të larta menaxheriale në festivale të ndryshme që kanë pasuruar jetën artistike në Kosovë dhe kanë promovuar artistë të rinj”, shkruan ministrja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtohet me ekspozitën “Moti i Madh”
»
Article Logic
Execution time: 0.016471147537231
array(1) { ["section"]=> string(120) "perfundon-mandati-i-artan-shabanit-emerohet-drejtori-i-ri-i-galerise-se-arteve-ne-tirane-si-e-prezanton-ministrja-106984" }