Përfundon me penallti sfida e ”çmendur” Inter-Milan, Ikardi i vetëm mund kuqezinjtë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:53 15-10-2017 Përfundon me penallti sfida e ”çmendur” Inter-Milan, Ikardi i vetëm mund kuqezinjtë (VIDEO)

Ka përfunduar supersfida mes Interit dhe Milanit në "Giuzepe Meazza", me rezultatin 3-2.

Ishte Ikardi ai që hapi sfidën në minutën e 28' dhe e çoi Intyerin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

Në fillim të pjesës së dytë Suso, barazon shifrat me një supergol nga jashtë zone, por avantazhi i kuqezinjëve zgjat vetëm 7 minuta pasi Ikardi kalon sërish në avantazh zikaltërit, në të 63'.

Në të 81' Bonaventura barazon shifrat deh u duk se gjithçka do të mbyllej me një barazim, por në minutën e fudnit të kohës së rregullt, Interit i akordohet një penallti.

Ikardi nuk fal para portës deh i jep fitoren zikaltërve. Mbyllet gjithçka me rezultatin 3-2.

Pas kësaj fitoreje Interi renditet në vend të dytë në Kampionat, me 22 pikë, 2 më pak se Napoli kryesues. /Newsport.al

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi ndryshe i Christian Panuccit, tregon atë që nuk i pëlqen nga Shqipëria
»
Article Logic
Execution time: 0.013609886169434
array(1) { ["section"]=> string(92) "perfundon-me-penallti-sfida-e-cmendur-inter-milan-ikardi-i-vetem-mund-kuqezinjte-video-96004" }