Përfundon ngujimi i studentëve te Juridiku: Respektuam vendimin e shumicës për mësim

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 11-02-2019 Përfundon ngujimi i studentëve te Juridiku: Respektuam vendimin e shumicës për mësim Studentet e Juridikut

Pasditen e sotme, studentët që qëndronin prej më shumë se një muaj në ambientet e Fakultetit Juridik, kanë vendosur të lirojnë godinën.

Ata shprehen se vendosën të 'hapnin' shkollën pasi kanë respektuar dëshirën e shumicës së studentëve, të cilët janë kanë kërkuar rifillimin e mësimit.

Majde studentët kanë treguar qytetarinë e tyre, pasi përpara se të largoheshin kanë vendosur nëpër salla bankat dhe karriget me të cilat kishin bllokuar derën.

Gjithashtu ata kanë thënë se vendosën të rikthehen në auditore pasi po fillon sezoni dhe kanë mbetur pas me literaturën.

Ndërkohë edhe pse kërkesat nuk u janë plotësuar plotësisht, ata nuk janë dorëzuara duke theksuar se protesta nuk ka mbaruar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046021938323975
array(1) { ["section"]=> string(90) "perfundon-ngujimi-i-studenteve-te-juridiku-respektuam-vendimin-e-shumices-per-mesim-152415" }