Përfundon numërimi, emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS, mungojnë Blushi, Dade, Hafizi dhe Dokle

Publikuar tek: politike, më 17:10 23-04-2016 Përfundon numërimi, emrat e anëtarëve të Kryesisë së PS, mungojnë Blushi, Dade, Hafizi dhe Dokle

Edi Rama propozoi figurat më të larta për Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë Arta Dade dhe Namik Dokle u  tërhoqën nga kandidimi pavarësisht se ishin pjesë e listës së Ramës. Blushi dhe Hafizi nuk u propozuan. Nga 30 anëtarë të propozuar, vetëm 20 u zgjidhën në Kryesi.

Fillimisht u publikuan rezultatet për kandidatet femra, ku nga 11, u zgjidhën vetëm 7. Më dolën edhe votat e burrave kandidatë.

Më e votuara nga gratë rezultoi Eglantina Gjermani, ndërsa mbeten jashtë kryesisë Ermonela Felaj, Anila Shehu, Klotida Ferhati dhe Ogerta Manastarliu, të cilat nuk siguruan votat e nevojshme. 

Te kandidatët burra kishte disa barazime, ku Pandeli Majko dhe Blendi Klosi u votuan më shumë 242 vota. Jashtë kryesisë mbeten Eduard Shalsi, Qazim Sejdini, Ulsi Manja dhe Besnik Bare.

Gramoz Ruçi është rikonfirmuar Sekretari i Përgjithshëm me 271 vota pro, 2 kundër dhe 3 të pavlefshme.

Në përfundim të procesit, Rama ka reaguar në “Facebook”, duke e konsideruar ditën e sotme si të shënuar në demokracinë e PS. Ai është shprehur i impresionuar gjithashtu nga fjalët e Namik Dokles pas tërheqjes nga gara.

“Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste. Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, "Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t'i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!". Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sale”, shkruan Rama.

PROPOZIMI I RAMES-KRYESIA

1. Arta Dade - U tërhoq

2. Anila Shehu

3. Eglantina Gjermeni - Fituese me 226 vota.

4. Ermonela Felaj

5. Evis Kushi - Fituese me 167 vota.

6. Klotilda Ferhati

7. Mimi Kodheli - Fituese me 219 vota.

8. Lindita Nikolla - Fituese me 177 vota.

9. Ogerta Manastarliu

10. Vasilika Hysi - Fituese me 197 vota. 

11. Valentina Leskaj - Fituese me 163 vota.

12. Olta Xhaçka - Fituese me 166 vota.

-----

13. Arben Ahmetaj - Fitues me 216 vota.

14. Armando Subashi - Fitues me 177 vota.

15. Besnik Bare

16. Blendi Klosi - Fitues me 242 vota.

17. Damian Gjiknuri - Fitues me 210 vota.

18. Ditmir Bushati - Fitues me 219 vota.

19. Eduard Shalsi

20. Erjon Braçe - Fitues me 208 vota.

21. Erjon Veliaj - Fitues me 236 vota.

22. Fatmir Xhafaj - Fitues me 214 vota.

23. Namik Dokle - U tërhoq

24. Niko Peleshi - Fitues me 214 vota.

25. Pandeli Majko - Fitues me 242 vota.

26. Sajmir Tahiri - Fitues me 234 vota.

27. Qazim Sejdini

28. Taulant Balla - Fitues me 208 vota.

29. Vangjush Dako - Fitues me 181 vota.

30. Ulsi Manja

 

SEKRETARIATI EKZEKUTIV(Nuk do ketë sekretar për çështjet por koordinatorë kombëtarë për programin)

1. Ilir Beqaj-(Koordinator Kombëtar)

2. Bashkim Fino (Organizimin Administrativ)

3. Alfred Peza (Dixhitalizimin)

4. Musa Ulqini-(Burimet Njerëzore)

5. Elisa Spiropali (E Rinisë

6. Koço Kokëdhima (Për Reformën dhe Emigracionin)

7. Blerina Gjylameti (Për Elektoratin)

8.Gramoz Ruçi-Sekretar i Përgjithshëm - 271 vota.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Dade tërhiqet nga Kryesia e Partisë Socialiste: ''Parimet e mia bien ndesh me drejtimin e PS-së''. Pas saj dhe Namik Dokle
Blushi-Ramës: Ke marrë gjithë vartësit e tu nëpër pishina, hamalle dhe palma dhe i ke kthyer në Kryesi. Lavatriçe mediokriteti! »
Article Logic
Execution time: 0.015408992767334
array(1) { ["section"]=> string(98) "perfundon-numerimi-emrat-e-anetareve-te-kryesise-se-ps-mungojne-blushi-dade-hafizi-dhe-dokle-38454" }