Përfundon operacioni në gju i Sadikut, sulmuesi tregon këmbën e fashuar. Sipër krevatit me vigon dhe bën gjestin që s’pritej

Publikuar tek: sport, më 17:38 05-10-2016 Përfundon operacioni në gju i Sadikut, sulmuesi tregon këmbën e fashuar. Sipër krevatit me vigon dhe bën gjestin që s’pritej

Ndërhyrja kirurgjikale në gjurin e Sadikut ka përfunduar me sukses. Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku tregon këmbën e fashuar, teksa me vigon në dorë bën gjestin që s’pritej, sidomos pak minuta pas ndërhyrjes kirugjikale: SHQIPONJËN. Operacioni është kryer në një klinikë të Zvicrës.

Edhe pse pas operacionit, elbasanasi falënderon Zotin, por gjithashtu uron shokët e skuadrës në dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren.

"Sapo mbarova !Operazione menisco mediale cdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vështir pjesa e rekuperimit.. Edhe duhet shumë punë .Sigurisht që mua nuk më mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë që kam arritur deri sot, e kam arritur me punë me djers edhe sakrificë, sidomos në këto momento ku Albania ime ka nevojë për mua. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, edhe interesin që keni treguar për mua . Ju dua shumë ! Forca çuna në 2 ndeshjet e radhës", shkruan Sadiku në diçiturën e fotos.

Kujtojmë që Sadiku u grumbullua me Komëbtaren, por stafi mjekësor vendosi që ai mos të ishte i gatshëm për De Biazin, pasi shkalla e dëmtimit kërkonte menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosovë-Kroaci, Policia e Shkodrës "blindon" stadiumin, publikohen masat
De Biasi do tri pikë me çdo kusht, kërkon edhe një nder nga Italia në sfidën ndaj Spanjës »
Article Logic
Execution time: 0.018060922622681
array(1) { ["section"]=> string(128) "perfundon-operacioni-ne-gju-i-sadikut-sulmuesi-tregon-kemben-e-fashuar-siper-krevatit-me-vigon-dhe-ben-gjestin-qe-s-pritej-55189" }