Përfundon pas 3 orësh takimi Meta-Lu, i pranishëm edhe Manjani

Publikuar tek: politike, më 18:07 07-01-2016 Përfundon pas 3 orësh takimi Meta-Lu, i pranishëm edhe Manjani Nga takimet e mëparshme te Lu me Metën

Ka përfunduar pas rreth 3 orësh takimi mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA-së Donald Lu. Në takimin mes Metës dhe Lu në kryesinë e Kuvendit besohet të jetë diskutuar për reformën në drejtësi dhe procesin e dekriminalizimit.

Takimit i është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Pas përfundimit të takimit, ambasadori Lu nuk ka preferuar të flasë për mediat lidhur me çështjet që ka diskutuar me Metën dhe Manjanin.


Vazhdon që prej orës 15:30 takimi mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi mësohet së është i përqëndruar në reformën në drejtësi dhe procesin e dekriminalizimit.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është bërë gjithashtu pjesë e takimit Meta-Lu, për të diskutuar për këtë reformë.

Ditën e djeshme ambasadori Lu u shpreh se Uashingtoni është i interesuar direkt që të realizohet reforma në drejtësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Sukth: Këtu ka qenë liqen, po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik dhe shkatërrimit të natyrës
Basha në Çermë: Asnjë masë për mbylljen e çarjes së argjinaturës »
Article Logic
Execution time: 0.024796962738037
array(1) { ["section"]=> string(67) "perfundon-pas-3-oresh-takimi-meta-lu-i-pranishem-edhe-manjani-29387" }