Përfundon restaurimi i skenës së Eurovision, Vjena gati për pritjen e madhe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:23 21-04-2015 Përfundon restaurimi i skenës së Eurovision, Vjena gati për pritjen e madhe

Në faqen zyrtare të Eurovizion Song Contest konfirmohet që qyteti i Vjenës është gati që të mirëpresë konkurrentët më të fuqishëm në muzikë të 33 shteteve të ndryshme.

Skena ku do të performojnë artistët e Eurovision 2015 ka qenë në restaurim dhe përgatitja e saj ka përfunduar. Skena është projektuar për performancat e artistëve, delegatët dhe tifozët e tyre.

Ky është edicioni i 60-të i Eurovision Song Contest dhe do të organizohet në Austri. Është hera e dytë që Vjena mirëpret artistët e muzikës pas asaj të vitit 1967. Gjysmëfinalja e parë pritet që të zhvillohet më datë 19 Maj, e dyta më 21 Maj dhe finalja e madhe më datë 23 Maj. Përfaqësuesja jonë Elhaida dani do të performojë në gjysmëfinalen e parë të Festivalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030870914459229
array(1) { ["section"]=> string(79) "perfundon-restaurimi-i-skenes-se-eurovision-vjena-gati-per-pritjen-e-madhe-9362" }