Përfundon Shqipëri-Portugali 0 me 1. Triumfojnë portugezët në minutën e fundit

Publikuar tek: sport, më 21:44 07-09-2015 Përfundon Shqipëri-Portugali 0 me 1. Triumfojnë portugezët në minutën e fundit Ronaldo në dyluftim me Xhakën

Triumfon skuadra portugeze në minutën e fundit shtesë. Portugalia fiton 3 pikëshin në fushën e ‘’Elbasan Arena’’.  Në minutën e ’92 Miguel Veloso shënon golin e ndëshkimit.

Një Portugali e frikshme në fazën sulmuese dhe probleme me mbrojtjen shqiptare. Ky ka qenë konkluzioni i pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Portugali që ka përfunduar 0 me 0. Pjesën e dytë Kombëtarja shqiptare e mori veten, duke marrë terren dhe vënë në vështirësi portugezët. Topi u qarkullua dendur, duke u goditur disa herë shtylla, por në një goditje këndi u gjendëm në vështirësi, moment që u shfrytëzua nga Miguel Veloso për të shënuar.

 

Momentet kulminante

Karton i verdhë Gjimshiti

’36 Cikaleshi godet lehtë portën portugeze

’40 rrezikojnë portugezët

’43 Karton i verdhë për Abrashin

’44 Aksion Shqipëria, pret portieri portugez

’45 Godet në portë Gashi, por pret Patricio

 

Nis pjesa e dytë

’48 Gabon Abrashi

’52 Cikaleshi godet

’52 Gjimshiti me kokë

’52 Ndërrim Portugalia Futet Cedrik, Largohet  Pjerinja

’52 Ndërrim Shqipëria, Largohet Abrashi

‘58 Faull Cikalleshi

’59 Godet Dani por pret Berisha

’61 Dëmtohet Ajeti

’64 Largohet Silva, futet Quareshma

’67 Goditje dënimi portugezët

’69 Largohet Gashi, futet  Roshi

’74 Ekipi Kuq e Zi godet dy herë portën, por nuk shënon

’75 Largohet Dani, futet Eder

’77 Godet Lenjani, goditje këndi, tifozët u japin zemër

’82 Nani karton të verdhë

’84 Largohet Cikalleshi, futet Balaj

’89 Dëmtohet Agolli

’92 Shënon Veloso

 

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi.

Formacioni i Portugalisë: Rui Patricio, Verinja, Pepe, Karvalho, Eliseu, Veloso, Danilo, Bernardo Silva, Nani, Dani, Ronaldo.

Gjyqtar  Jonas Erikson.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stërvitja e fundit për djemtë e De Biasit bëhet në një kompleks sportiv në Elbasan
Cana komenton golin e Portugalisë: Një leksion për ne, por djemtë po japin gjithçka. Rama: Respekt për kuqezinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.013130903244019
array(1) { ["section"]=> string(83) "perfundon-shqiperi-portugali-0-me-1-triumfojne-portugezet-ne-minuten-e-fundit-20210" }