Përfundon takimi i eksperëve me ambasadorët, Alibeaj: Do punojmë mbi rekomandimet e Venecias

Publikuar tek: politike, më 17:30 08-01-2016 Përfundon takimi i eksperëve me ambasadorët, Alibeaj: Do punojmë mbi rekomandimet e Venecias

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me ekspertët e maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi demokrat, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është rënë dakort për tërheqjen e draftit të pakonsultuar dhe palët do të punojnë bashkarisht mbi rekomandimet e Venecias.

“Takimi ishte i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët. U ra dakort për tërheqjen e draftit të pakonsultuar, si dhe për të punuar mbi rekomandimet e Venecias. Në kushte barazie ekspertët e opozitës dhe qeverisë do të vazhdojnë punën e përbashkët lidhur me rekomandimet e Venecias, dhe variantet duhe të repektojnë këto rekomandime”, tha Alibeaj.

Vlahutin dhe Lu nuk kanë preferuar të flasin për mediat pas përfundimit të takimt. 

Ambasadori Lu zhvilloi ditën e djeshme një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa kryeministri Rama është takuar sot me Metën dhe më pas me presidentin Bujar Nishani. Thirrja e qeverisë ka qenë që Partia Demokratike të mos braktisë tryezën e ekspertëve për Reformën në Drejtësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027064085006714
array(1) { ["section"]=> string(96) "perfundon-takimi-i-ekspereve-me-ambasadoret-alibeaj-do-punojme-mbi-rekomandimet-e-venecias-29467" }