Përfundon takimi në Vilën 30, del i pari Saimir Tahiri. Ahmetaj:U mblodhëm për shumicën e cilësuar

Publikuar tek: politike, më 12:10 11-12-2015 Përfundon takimi në Vilën 30, del i pari Saimir Tahiri. Ahmetaj:U mblodhëm për shumicën e cilësuar

Përfundon takimi 30-minutësh mes Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Gramoz Ruçit, Arben Ahmetajt, Petrit Vasilit dhe Erion Braçes.

Krerët e koalicionit qeverisës janë takuar së bashku për rreth 30 minuta dhe duket se tema e diskutimeve kryesore ka qenë buxheti 2016.

I pari që ka dalë nga takimi ka qenë Saimir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme dhe i fundit që iu është bashkuar atyre ka qenë kreu i PDIU-së dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit Shpëtim Idrizi.

Në përfundim ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj konfirmoi qëllimin e mbledhjes dhe faktin se janë dakord me propozimin e Metës për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Ka elementë të rëndësishëm politikash dhe e dyta përgatitemi për votime të rëndësishme që janë me shumicë të cilësuar. Në datë 17 ligji për pushtetin vendor dhe ka një rakordim të plotë dhe javës që vjen për nenet e buxhetit dhe ndryshimet fiskale.

Patjetër që u ra dakord për krijimin e komisionit për Reformën Zgjedhore, aleanca është në një vendim unanim. Ka pas një proces për formulën e pushtetit vendor, 48 miliardë fond i konsiderueshëm. Plus shum e konsiderueshme për investim dhe ristrukturimin e taksës së infrastrukturës që do jetë në funksion të pushtetit vendor.

Z.Idrizi është pjesë e aleancës dhe mendimi i aleancës është unik.’’, tha Ahmetaj në mbyllje të takimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Veliaj kryeu dy vepra të rënda penale, Prokuroria të nisë hetimet
Manjani: Denoncimet për korrupsion ndaj gjyqtarit Kallço? Po i verifikojmë »
Article Logic
Execution time: 0.032658100128174
array(1) { ["section"]=> string(102) "perfundon-takimi-ne-vilen-30-del-i-pari-saimir-tahiri-ahmetaj-u-mblodhem-per-shumicen-e-cilesuar-27511" }