Përfundon takimi PS-LSI-PDIU, Ahmetaj: Diskutuam për raportin e FMN, në fund folëm për “drejtësinë”

Publikuar tek: politike, më 19:08 05-02-2016 Përfundon takimi PS-LSI-PDIU, Ahmetaj: Diskutuam për raportin e FMN, në fund folëm për “drejtësinë”

Raporti i FMN-së për ekonominë shqiptare që pritet të publikohet më 17 shkurt ka qenë sipas ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj tema kryesore e takimit që mblodhi në vilën 31, drejtuesit më të lartë të mazhorancës.

Ahmetaj u shpreh për mediat se kjo ka qenë temë kryesore e takimit, ndërsa në fund të tij është folur në parim edhe për reformën në drejtësi.

“Më datë 17 FMN publikon raportin për ekonominë shqiptare dhe ne dakortësuam qëndrimet tona. Në fund u diskutua parimisht edhe çështja e reformës në drejtësi”, u shpreh Ahmetaj.

I pyetur për qendrimin që mazhoranca do të mbajë ndaj “Byrosë së Hetimit”, ministri theksoi se për të do të priten konkluzionet e Komisionit të Venecias.


PS dhe LSI mblidhen te “Vila30”, u bashkohet edhe Shpëtim Idrizi

Ka nisur në ambientet e vilës 30 në kryeqytet takimi koordinativ mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Rama shoqërohej në takim nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.  Së bashku me Metën në ambientet e vilës hynë edhe deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Petrit Vasili, si dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Takimit mes dy lidervë kryesorë të mazhorancës qeverisëse i është bashkuar edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në fokus të takimit pritet të jetë çështja e Byrosë së Hetimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësuesit e PD në Vlorë: Rama mashtroi, banorët e përmbytur 1 vit pa dëmshpërblim nga shteti‏
Izet Haxhia paralajmëron Berishën: Nëse bëhem vrasës, preja e parë do jesh ti »
Article Logic
Execution time: 0.0043520927429199
array(1) { ["section"]=> string(100) "perfundon-takimi-ps-lsi-pdiu-ahmetaj-diskutuam-per-raportin-e-fmn-ne-fund-folem-per-drejtesine-31839" }