Përfundon takimi Shqipëri - Irlandë V. (U-21), kuqezinjtë zhgënjejnë në minutën e fundit

Publikuar tek: sport, më 23:11 10-11-2017 Përfundon takimi Shqipëri - Irlandë V. (U-21), kuqezinjtë zhgënjejnë në minutën e fundit

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë U-21 dhe Irlandës së Veriut U-21, me rezultatin 1-1.

Kuqezinjtë zhvilluan një takim të mirë, ku dominuan me mbajtjen e topit dhe me rastet e krijuara.

Ishte Ylber Ramadani ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 83’, pas një goditjeje nga jashtë zone.

Por kuqezinjtë nuk arritën dot ta mbajnë rezultatin dhe në të 89’, u ndëshkuan pas një gabimi në mbrojtje.

Pas këtij barazimi Shqipëria ndodhet në vendin e 3 të grupit 2 të kualifikueseve të Europianit.

Article Logic
Execution time: 0.0028660297393799
array(1) { ["section"]=> string(88) "perfundon-takimi-shqiperi-irlande-v-u-21-kuqezinjte-zhgenjejne-ne-minuten-e-fundit-99131" }