Përfundon takimi te “Vila 30”, gazetarët pyesin Ramën, kryeministri: Hapeni rrugën…

Publikuar tek: politike, më 21:51 13-01-2016 Përfundon takimi te “Vila 30”, gazetarët pyesin Ramën, kryeministri: Hapeni rrugën…

Takohen te Vila 30, si për javë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Edhe pse u përfol për një anullim të takimit mes tyre dhe një feste që kishin planifikuar me kohë.

Ndryshe nga zakonisht takimi i sotëm u zhvillua në darkë, edhe pas axhendës së zënë të Ramës dhe Metës.

Takimi mes tyre është fokusuar në Reformën në Drejtësi, ku sot është edhe afati i fundit për përfundimin e draftit me ndryshimet kushtetuese. Ramës dhe Metës u është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Por pas përfundimit të takimit, Rama ka refuzuar t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve, të cilët prisnin përpara “Vilës 30”.

Të vetmet fjalë të thëna nga Rama ishin: “Hapeni rrugën… Natën e mirë”.

Edhe pse u duk që gjithçka po shkonte mirë, ekspertët e PD-së u tërhoqën, ndërsa kërkohej gjithëpërfshirje. Sot Meta mohoi zërat për përçarje mes PS-së dhe LSI-së duke deklaruar se u kishin dhënë 5 variante demokratëve për draftin.

Po sot në zyrën e Ramës shkuan për takim edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin.

Pas punës së ekspertëve drafti do të duhet t'i kalojë komisionit parlamentar e mandej kreu i tij, Fatmir Xhafaj do ia kalojë sërish Komisionit të Venecias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Basha gjen të korruptuar në PD”, deputeti: Po kërkohen demokratët që mund të votojnë reformën në drejtësi
PD i sheh televizionet kundër saj, pas deklaratës për “TCH”, sot reagon për “Tv Klan” »
Article Logic
Execution time: 0.030210018157959
array(1) { ["section"]=> string(83) "perfundon-takimi-te-vila-30-gazetaret-pyesin-ramen-kryeministri-hapeni-rrugen-29920" }