Përgatitet incident në Durrës, Duma: Komisionerët e PD-së nuk do lejojnë asnjë nga 2800 votues fiktiv të votojnë

Publikuar tek: politike, më 20:57 18-06-2015 Përgatitet incident në Durrës, Duma: Komisionerët e PD-së nuk do lejojnë asnjë nga 2800 votues fiktiv të votojnë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ka paralajmëruar për një incident të mundshëm elektoral duke thënë se “komisionerët e PD-së në qendrat e votimit, nuk do të lejojnë asnjë person që është regjistruar fiktivisht të votojë”.

Duma tha gjatë emisonit “Studio e Hapur” se “asnjë nga 2800 njerëzit që janë ndaluar me urrdhër gjykate nuk do të lejohen të votojnë”. Kandidatja e djathtë në Durrës tha se edhe pse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e vonoi procesin, nuk do të lejohet asnjë nga 2800 personat që janë rrëgjistruar fiktivisht të votojë.

“Bëhet fjalë për 2800 vota. Dhe ai shqetësohet kur ne denoncojmë këtë situatë. Ai ka thënë se edhe Grida është regjistruar. Unë me Dakon nuk kemi asgjë të përbashkët, as në program, as në ide. Ne i kemi dhënë prokurorisë materialet. Janë marrë në pyetje dhjetëra familje. Komisionerët tanë do të kenë listën e Gjykatës me personat që ndalohet të votojnë. Edh pse KQZ nuk ka vepruar në këtë drejtim. Komisionerët tanë nuk do të lejojnë të votojnë këta persona”, ka thënë Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishja e vilës monument kulture, Basha: Leja është dhënë para se godina të ishte në mbrojtje
Skandali te lulishte “1 Maji” në Durrës, Duma: Dako ka dhënë leje për ndërtimin e një 6-katëshi »
Article Logic
Execution time: 0.01944899559021
array(1) { ["section"]=> string(116) "pergatitet-incident-ne-durres-duma-komisioneret-e-pd-se-nuk-do-lejojne-asnje-nga-2800-votues-fiktiv-te-votojne-13962" }