Përgjaket festa e tifozëve në Bazel, i riu shqiptar theret me thikë nga serbët

Publikuar tek: sport, më 11:00 23-06-2018 Përgjaket festa e tifozëve në Bazel, i riu shqiptar theret me thikë nga serbët

Mbrëmë, Zvicra luajti kundër Serbisë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të helvetëve.

Festa ishte legjitime jo vetëm për zvicerianët, por edhe për shqiptarët anë e mbanë botës, pasi autor të dy golave ishin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Të dy festuan duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe kaq mjaftoi që edhe në Zvicër festa e shqiptarëve të vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit.

Por, një lajm i hidhur vjen pikërisht nga Bazeli, teksa mësohet se një tifoz shqiptar është qëlluar me thikë nga 3-4 tifozë serbë. Raportohet se ai ishte duke festuar me flamurin kuqezi, kur ishte sulmuar nga një grup personash. Fatmirësisht i riu shqiptar ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga shokët e tij, të cilët e kanë transportuar më pas në spital./ newsport.al

feste.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiponjat "fluturuan" mes Rusisë, por ende nuk keni parë FOTON e Xherdan Shaqirit që po “tërbon” rrjetin
Zgjohet Xherdan Shaqiri dhe publikon foton emocionuese (NË BRENDËSI) »
Article Logic
Execution time: 0.020789861679077
array(1) { ["section"]=> string(84) "pergjaket-festa-e-tifozeve-ne-bazel-i-riu-shqiptar-theret-me-thike-nga-serbet-125445" }