Përgjigja e Arminës për Sadijen: Nuk e prish bukurinë me fjalë të shëmtuara

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:55 01-12-2015 Përgjigja e Arminës për Sadijen: Nuk e prish bukurinë me fjalë të shëmtuara

Armina Mevlani ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Sadije Berisha se vajza 19 vjeçare krijojnë lidhje me burra të martuar për interes.

Ndryshe nga një status i gjatë që Sadija kishte preferuar të bënë në rrjetet sociale, Armina ka zgjedhur t’i përgjigjet shkurt asaj.

“Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara edhe për ato që ndoshta mund ta mëritojnë”, shkruan ndër të tjera Armina në profilin e saj në Instagram.

“Është mirë të jesh i mirë. Pas çdokujt është një histori dhe është gjithnjë një arsye se përse! Koha i shpjegon gjërat më mirë dhe tregon se ss të vërtetë janë njerëzit. Qendro i sjellshëm dhe gjëra të bukura do të ndodhin. Një person me klas nuk flet kurrë keq për dikë. Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara edhe për ato që ndoshta mund ta mëritojnë”, shprehet Armina.

Lexo edhe: Ky është reagimi më i fortë i Sadije Berishës: Vajza 19 vjeçare bëhen dashnore të burrave të martuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052249908447266
array(1) { ["section"]=> string(80) "pergjigja-e-armines-per-sadijen-nuk-e-prish-bukurine-me-fjale-te-shemtuara-26728" }