Përgjigja e Lindita Theodhorit për Gjergj Lekën, Doda: Politikanë loço e seksistë, langaraqëve t’i mbyllet goja

Publikuar tek: politike, më 15:33 18-10-2015 Përgjigja e Lindita Theodhorit për Gjergj Lekën, Doda: Politikanë loço e seksistë, langaraqëve t’i mbyllet goja

Pas përgjigjes së ashpër të këngëtares Lindita Theodhori ndaj deklaratave shokuese të Gjergj Lekës se këngëtaret e asaj kohe çanin për shkak të lidhjeve që kishin me zyrtarët, ka reaguar deputetja Mesila Doda, duke thënë se fenomeni i përbaljtejs së femrës, seksizmi, ekziston edhe në ambientet e politikës.

Deputetja Doda del në mbrojtje të këngëtares Theodhori dhe shprehet se ky fenomen rrugeçërish duhet të marrë fund.

Reagimi i Mesila Dodës:

"Sot, lexova një intervistë të Lindita Theodhorit, ku me të drejtë shprehej e indinjuar për insinuatën që kolegu i saj, Gjergj Leka, pati bërë për këngetaren...

"Ndërkohë më erdhi ndër mend gjithë balta dhe shëmtia që hidhet mbi gratë në këtë vend, mu kujtuan edhe shprehjet fyese që burrat kryeministra e deputetë, të cilët gjithë bota i mendon si supermen, hedhin papushim duke imituar pasionin e loçove për të hedhur shaka fyese e seksiste ndaj poltikaneve e deputeteve përballë, kolegeve dhe vartëseve të tyre, ndaj kujtdo që i bën hije dhe që sipas "supermenëve" e meritojnë nje përgjigje rrugaçësh.

Kjo është një kulturë që duhet të marrë fund. Rrugaçëria nuk mund të ketë sukses në këtë vend. Shpresoj fort që ne gratë e politikës do gjejmë forcën që të tejkalojmë së bashku çdo ndasi politike dhe të bëhemi bllok ndaj gjuhës fyese dhe rrugaçe, e cila përdoret në politikë, e veçanërisht në Parlamentin e Shqipërisë.

Të dashura zonja!

Asgjë e askush nuk është më e rëndësishme se fëmijët tanë dhe familja jonë, ndaj nuk ja kemi borxh askujt fjalorin prej langaraqi lagjeje. Pikërisht për këtë arsye të gjitha duhet të reagojmë, sepse një grua që fyhet nuk është një kundërshtare që ulet, por një nënë që preket, një familje që lëndohet, një grua që i duhet t’i mbyllet goja. Vërej se tashmë jemi bërë të pandjeshme ndaj kësaj kuture dhune verbale, a thua se ky pozicion mbart mbi vete dhe baltën që hidhet nga loçot burra. Në të vërtetë, Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë prej tyre, ndaj nuk meritojnë as respektin e as mbështetjen tonë. Kjo duhet të jetë një prej sfidave të ardhshme. Dhuna fillon nga goja e pisët e burrit që merr përpara, fyen e hedh baltë mbi gruan kolege a kundërshtare.

P.S. Për shkak se fjalori fyes e rrugaç ka qenë i shpërndarë në të gjitha krahët nuk po i zë emrat e atyre që e meritojnë një për një. Në të ardhmen do i jap emër për emër, kujtdo që i jep zë kësaj kuture të "makinerisë së baltës".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Boçi: Tenderat për ndërtim godinash i fiton Carapuli i sarajeve të Ramës
Andrea Stefani: E vërteta për “dosjen” time të Sigurimit të Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.020639181137085
array(1) { ["section"]=> string(114) "pergjigja-e-lindita-theodhorit-per-gjergj-leken-doda-politikane-loco-e-seksiste-langaraqeve-t-i-mbyllet-goja-23403" }