Përgjigja e Ramës për Ilir Metën, vërshojnë replikat nga LSI

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:13 17-06-2017 Përgjigja e Ramës për Ilir Metën, vërshojnë replikat nga LSI

“Shokuese intervista e I.M per tv grek! Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”, kështu e ka ka komentuar kryeminisri Rama intervistën e kreut të kuvendit Ilir Meta në një televizion grek ditën e djeshme.

Por, menjëherë pas këtij statusi në rrjetet sociale, vërshojnë reagime të shumta nga përfaqësues të LSI duke iu përgjigjur kryeministrit se : turp është thirrja e bërë ndaj policisë së shtetit për pjesëmarrje në fushatë”.

Ralf Gjoni, kandidati i LSI në Tiranë për deputet shkruan:   

“Z. kryeminister ne detyre: Shokues statusi juaj per personalitetin me stabel politik te Shqiperise, vecanerisht ne lidhje me marredheniet e mira me te gjithe fqinjet tane. Turp sot ne 2017 eshte ti besh thirrje policise te shkele ligjin qe te mbledhe vota per Rilindjen. Rama le ti urdheroje mediat e tij t'a japin te plote intervisten e Metes per tv grek qe te kuptojne te gjithe se eshte Rama qe genjen e jo Meta qe shan.

Ne cilesine e Sekretarit Nderkombetar te LSI deshiroj te konfirmoj se sa here LSI dhe z. Meta ka kontribuuar per forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajonin tone turbulent, Shefi i Rilindjes gjithnje ka gjetur menyra per t'i prishur ato e per te shkaterruar frymen e bashkepunimit me fqinjet.

Shqiptaret e kane te qarte se sa here ka skandale te brendshme Rama shpik probleme inekzistente e populiste me fqinjet per te devijuar vemendjen. Tipik edhe ky rast me Greqine. Turp sot eshte prishja e standardeve te zgjedhjeve nga Rama dhe cenimi i imazhit te nje vendi anetar te NATOs si Shqiperia ne raport me fqinjet dhe mbare boten demokratike.

Ndaj kjo e keqe e madhe duhet shporrur me voten e lire nje here e mire jo vetem nga Shqiperia, por sa me larg rajonit te Ballkanit, i cili mjaft eshte helmuar prej politikaneve te papergjegjshem populiste, qe per nje interes te vogel timoni jane gati te djegin vendin e tyre e çdo gjë te mire qe kemi ndertuar me fqinjet tane”.

Nga ana tjetër edhe asistentja e Metës Elona Guri e ka cilësuar të turpshme thirrjen e Ramës për policinë e shetit. 

elona_guri.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas deklaratës së fortë për armatosjen e shqiptarëve, ja ç’po bën Meta tani (FOTO)
Gazetari që dikur e mbështeste "rrëfehet”: Ky është mëkati më i madh i Lul Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.018330097198486
array(1) { ["section"]=> string(65) "pergjigja-e-rames-per-ilir-meten-vershojne-replikat-nga-lsi-82848" }