Përgjimet e dosjes Habilaj, profesori i njohur kap gafën që bënë mediat shqiptare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:33 28-10-2017 Përgjimet e dosjes Habilaj, profesori i njohur kap gafën që bënë mediat shqiptare

Prej disa javësh në Shqipëri ka shpërthyer debati pas disa përgjime të bëra nga Prokuroria italiane për bandën e trafikut të lëndëve narkotike, të vëllezërve Habilaj.

Por kjo histori e cila për një periudhë përfshiu edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duket se çdo ditë që po kalon sa vjen dhe bëhet më qesharake.

Një aspekt që e tregon këtë gjë e ka kapur dhe profesori i njohur Romeo Hanxhari. Në një postim në rrjetet sociale, Hanxhari tregon se si një fjalë nga italishtja në shqip është transformuar në media.

Është pikërisht fjala “scarpe” në italisht që në shqip përkthehet “këpucë”. Por një gabim në përkthim ka bërë që kjo fjalë në të gjitha mediat të shpërndahet si “çorape” dhe jo “këpucë”.

Romeo Hanxhari më tej thotë se ky lajm me përkthimin e deformuar nga italishtja është shpërndarë dhe në të gjitha mediat shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë.

Më poshtë postimi i plotë i Romeo Hanxharit:

Screenshot_32.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.7491569519043
array(1) { ["section"]=> string(86) "pergjimet-e-dosjes-habilaj-profesori-i-njohur-kap-gafen-qe-bene-mediat-shqiptare-97579" }