Përgjimi/ Nishani: Nuk kam akuzuar Ramën, denoncimin nuk e bëj prej ndikimit të qeverisë

Publikuar tek: politike, më 22:27 29-10-2015 Përgjimi/ Nishani: Nuk kam akuzuar Ramën, denoncimin nuk e bëj prej ndikimit të qeverisë

Presidenti Bujar Nishani ka mohuar që për përgjimin që ai pretendon se është bërë ndaj familjarëve të tij, të ketë akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Megjithatë, Nishani ka qenë kontraditor në deklaratat e tij pasi ndonëse ka mohuar përfshirjen e Ramës në këtë përgjim të pretenduar, ai ka theksuar se nuk e denoncon këtë rast në Prokurori për shkak të ndikimit që qeveria (e drejtuar nga Rama) ka në sistemin e drejtësisë.

“Nuk kam akuzar asnjëherë kryeministrin që më ka përgjuar dhe nuk mund ta bëj sepse nuk kam prova. E dyta nuk është normale fjalori që përdori kryeministri, unë nuk do bëj batutë si ai. Por, deklarata e tij ose tregon që kryeministri nuk i njeh ligjet bazë ose ka dashur të krijojë një imazh të gabuar për presidentin. Presidenti nuk i ka drejtpërdrejt në vartësi as Prokurorin dhe as KLD. Jo aktiviteti, por jeta e familjarëve të Presidentit ka qenë nën përgjim. Kjo çështje është shumë e rëndë dhe shumë serioze. Për mua personalisht nuk bën asnjë lloj problemi, është një çështje që nuk meriton të marrë proritet por unë nuk do të heq dorë asnjë herë deri sa kjo çështje të gjykohet nga drejtësia. Nuk e denoncoj për shkak të ndikimit që ka qeveria në këtë moment në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Nishani në Top Story.


Bujar Nishani: S’ka konflikt mes institucioneve. Reagon Mustafa Nano: Kjo është e konfirmuar

Presidenti Bujar Nishani i ftuar në Top Story ka deklaruar se nuk sheh marrëdhënie të ngrira mes institucioneve.

“Nuk shoh të ketë marrëdhënie jonormale mes institucioneve” tha kreu i shtetit, ndërkohë që jo shumë kohë më parë ka akuzuar institucionet se kanë përgjuar jetën e tij personale e familjare.

Sa i përket kthimit të ligjeve të miratuara nga maxhoranca, kreu i shtetit thotë se kjo ndodh në një vend demokratik. “Kthimi I ligjeve nuk tregon se ka konflikt mes presidentit dhe institucioneve të tjera. Në ligjet që janë kthyer, mbi 50 përqind janë rrëzuar edhe nga gjykata kushtetuese. Në mbi 500 ligje të shqyrtuara, vetëm 15 prej tyre janë kthyer” tha kreu i shtetit.

Por analisti Mustafa Nano i ftuar në emision, duket se nuk është dakord me deklaratën e presidentit. “Ka patur shumë deklarime nga njerëz pranë Presidentit por edhe të maxhorancës që tregojnë një marrëdhënie të vështirë. Presidenti mund të mos kthejë asnjë ligj dhe sërish do të ekzistonte perceptimi i konfliktit” tha Nano.

Bujar Nishani i ka dhënë përgjigje pretendimeve të Mustafa Nanos: Nëse do të qëndroja pa reaguar ndaj akuzave të padrejta, opinion publik do ta merrte si të mirëqenë akuzën që më bëhej” u justifikua kreu i shtetit.

Lidhur me pyetjen e analistit Arjan Vasjari nëse presidenti ndihet përgjegjës për polarizimin e politikës në vend, e ngjashme me situatën e vitit 2012 kur ai u zgjodh në krye të shtetit, Nishani është përgjigjur: Në çdo rast kur në vend ka polarizim, përgjegjësia kryesore është e mazhorancës.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eduard Ndocaj flet për miqësinë me Mimin e Ramën e thotë: Në PS është rikthyer kolera
Edhe opozita shqiptare me “bomba”, Basha: Partnerët kanë konfirmuar lidhjet e Tahirit me “biznesmenët e drogës” »
Article Logic
Execution time: 0.027230978012085
array(1) { ["section"]=> string(91) "pergjimi-nishani-nuk-kam-akuzuar-ramen-denoncimin-nuk-e-bej-prej-ndikimit-te-qeverise-24269" }