Përgjimi, reagon Denar Biba: Të zbardhet e plotë audio, nuk e shantazhova Biankun

Publikuar tek: barometri, më 08:26 29-08-2018 Përgjimi, reagon Denar Biba: Të zbardhet e plotë audio, nuk e shantazhova Biankun

Nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të një bisede mes tij dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku.

 

Partia Demokratike e denoncoi bisedën e Bibës si shantazh ndaj gjyqtarit Bianku, me porosi të Engjëll Agaçit, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Edi Ramës, për të ndihmuar qeverinë duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Por në një deklaratë për media, Biba ka thënë se biseda është shkëputur nga konteksti, dhe se ai nuk mund të shantazhojë një person që është i pashantazhueshëm pasi  “nuk kishte gjë në dorë”.

Biba tha se biseda mes tij dhe gjyqtarit shqiptar të Strasburgut është miqësore, dhe se kanë diskutuar për karrierën si dhe i kanë dhënë këshilla miqësorë njëri-tjetrit.

Pjesë nga deklarata e Bibës:

Në ambientet e gjykatës, së bashku me Niko Peleshin, në kafenenë e gjykatës, kam takuar mikun tim. Në atë bisedë fare miqësore, pa e shantazhuar pa asgjë, sepse nuk mund të shantazhohet në person që është i pashantazhueshëm pasi nuk ka asgjë në dorë. Më ka pyetur për karrierën time, e kam pyetur se si vazhdonte puna në gjykatë. Më ka pyetur pse isha edhe unë pjesë e delegacionit. I kam thënë me kërkesë time, i kam thënë nëse do ndihmë, si shkojnë problemet me pronat. Më ka pyetur si shkon karriera ime, i kam thënë që kam filluar punë si kryetar i komisionit publik. Më ka thënë pse e pranove këtë detyrë pasi kishte aspiratë gjykatën.

E pranova këtë detyrë se treni një herë të vjen në stacion. Ja kjo është e gjitha, është thjeshtë e pamundur, e ritheksoj, nuk mund të shantazhohet kurrë një person që në atë moment nuk kishte gjë në dorë. Mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar, dhe do kuptohet që është një bisedë mes miqsh. Ku ish studenti i kërkon ish pedagogut se si duhet të zgjidhet ky problem që ishte një dëm shumë i madh për shtetin. I bëj thirrje opozitës ta gjej të plotë audio-përgjimin dhe aty të dalë konteksti se çfarë kemi folur. Asnjë lloj shantazhi. Fakti që unë isha aty dhe i shpjegoja anëtarit të gjykatës së Strasburgut pse ishte e nevojshme që të kryhej kjo shtyrje.

Ndoshta synohet të hidhet baltë ndaj figurës time në prag të fushatës zgjedhore që pritet të fillojë. Opozita është në një hall të madh por nuk kam unë asnjë dëshirë të bëhem pjesë e hallit të tyre. Le të shpresojmë që pas pak ditësh do të harrohet. Sepse mjafton të dalë audio e plotë dhe do të kuptoni që kemi qeshur, kemi diskutuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024451017379761
array(1) { ["section"]=> string(85) "pergjimi-reagon-denar-biba-te-zbardhet-e-plote-audio-nuk-e-shantazhova-biankun-132494" }