Përjashtimi nga Kuvendi, reagon PD: Hakmarrje e Edi Ramës ndaj Sali Berishës

Publikuar tek: politike, më 19:17 22-04-2016 Përjashtimi nga Kuvendi, reagon PD: Hakmarrje e Edi Ramës ndaj Sali Berishës

Partia Demokratike ka reaguar sot përmes një komunikate për shtyp lidhur me vendimin për përjashtimin e deputetit Sali Berisha nga aktivitetet e kuvendit për 10 ditë, pas thirrjes së tij për armatosjen e popullsisë civile për të mbrojtur veten dhe pronën nga “qeveria e krimit”.

PD shpehet se vendimi është hakmarrje e Edi Ramës ndaj Sali Berishës pas denoncimeve për Emiljano Shullazin dhe lidhjet e tij me qeverinë.

“Edi Rama riktheu sot dënimin e byrose së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi.

E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore.

Partia Demokratike kërkon anullimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama kujton mikun e tij: Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë, por ik pi*dhuni (Video)
Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën »
Article Logic
Execution time: 0.03522801399231
array(1) { ["section"]=> string(80) "perjashtimi-nga-kuvendi-reagon-pd-hakmarrje-e-edi-rames-ndaj-sali-berishes-38400" }