Përkeqësohet situata/ Pasi u diagnostikua me pneumoni, mjeku ndalon Clinton të udhëtojë

Publikuar tek: bota, më 13:28 12-09-2016 Përkeqësohet situata/ Pasi u diagnostikua me pneumoni, mjeku ndalon Clinton të udhëtojë

Kandidatja demokrate për postin e presidentit të SHBA-së, Hilary Clinton, të premten u diagnostikua me pneumoni, ndërsa sot ka anuluar udhëtimin për në Kaliforni.

Ajo u sëmur të dielën gjatë një ceremonie përkujtimore dhe u largua më herët pasi i ra të fikët.

Në fillim ekipi i kandidates tha se ajo ishte thjesht e mbingarkuar dhe kishte nevojë për pak pushim.

Por, më vonë zbuluan se ajo ishte diagnostikuar me pneumoni.

Clinton supozohej të nisej që sot herët në mëngjes për një udhëtim dy ditor në Kaliforni, ku do merrte pjesë në një mbledhje fondesh, në emisionin “Ellen DeGeneres Show” si edhe do mbante një fjalim mbi ekonominë.

Por, mjeku i saj personal, e ndaloi kandidaten të udhëtojë duke e detyruar atë të ndryshojë axhendën e saj.

Burimi: BBC.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03551197052002
array(1) { ["section"]=> string(91) "perkeqesohet-situata-pasi-u-diagnostikua-me-pneumoni-mjeku-ndalon-clinton-te-udhetoje-52671" }