Përkthyesja shqiptare merr çmimin kombëtar të përkthimit në Itali

Publikuar tek: kulture-art, më 16:57 24-03-2015 Përkthyesja shqiptare merr çmimin kombëtar të përkthimit në Itali Mimoza Hysa, përkthyese

Përkthyesja shqiptare Mimoza Hysa, është nderuar në Itali me “Çmimin kombëtar për përkthimin”, ceremonia e të cilit do të mbahet në datën 25 mars në  Bibliotekën Kombëtare, Romë.

Këtë fakt e bën të ditur Ministria e Kulturës në faqen e saj zyrtare. E njohur si përkthyese e autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabuçhi, Mimoza Hysa nderohet nga juria prestigjioze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë.

Ky çmim i jepet nga Ministria e Kulturës Italiane një herë në vit një përkthyesi italian për kontributin në përkthimet nga gjuha e huaj në italisht dhe një përkthyesi të huaj për kontributet për përkthimin nga gjuha italiane në një gjuhë të huaj, si dhe për ndihmesën në përhapjen e kulturës italiane në botë.

Lista e përkthimeve nga shqipja në italisht e Mimoza Hysës është shumë e gjatë, por mund të përmendim: “Shpirt pezull”, M. Mazzantini; “Net të vështira”, D. Buzzati; “Mistere të padukshme”, D. Buzzati;  “Dëshmon Pereira”, A. Tabuçh; “Tristani vdes”,  A. Tabuçhi, etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet një skulpturë e Michelangelo-s në Romë
Krerët Katolikë të Urdhrit të Europës takohen në Tiranë, Rama: Bashkëjetesa fetare nuk njeh kufi »
Article Logic
Execution time: 0.018895149230957
array(1) { ["section"]=> string(70) "perkthyesja-shqiptare-merr-cmimin-kombetar-te-perkthimit-ne-itali-6832" }