Përkujtohen 40 martirët e komunizmit në Shkodër

Publikuar tek: kulture-art, më 12:09 28-03-2015 Përkujtohen 40 martirët e komunizmit në Shkodër Ceremonia e përkujtimit të 40 martirëve

Kisha Katolike dhe qytetarët e Shkodrës janë zhvilluar sot një ceremoni në kujtim të 40 martirëve që u vranë gjatë periudhës komuniste.

Martirët e fesë  kujtohen edhe për rolin e tyre si dijetarë të Kombit. Me fotot në duar qytetarët kanë nderuar kujtimin e tyre duke ecur më këmbë nga Kisha deri në varrezat e qytetit. Disa prej emrave të martirëve janë: Dom Anton Zogaj, Imzot Frano Gjini, Imzot Vincenc Prenushi, Dom Ndre Zadeja etj.

Veprat e 40 martirëve që kishin besuar dhe vdekur në mbrojtje të besimit fetar ishin dhe motivimi i vizitës së Papa Françeskut në Tiranë më 20 shtator 2014. Gjatë vizitës së tij fotot e 40 martirëve u vendosën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia italiane rimerr pikturën e Picasso-s, gjen edhe një statujë me vlerë 23 milionë euro
Ndërron jetë poeti nobelist Tomas Transstromer »
Article Logic
Execution time: 0.019876003265381
array(1) { ["section"]=> string(52) "perkujtohen-40-martiret-e-komunizmit-ne-shkoder-7181" }