Përkujtohet familja e Jasharëve, çelet ekspozita që sjell fakte mbi luftën e UÇK

Publikuar tek: kulture-art, më 14:02 05-03-2015 Përkujtohet familja e Jasharëve, çelet ekspozita që sjell fakte mbi luftën e UÇK

Është çelur sot (e enjte) ekspozita “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” që paraqet fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së UÇK-së, përkatësisht të heroizmit të Familjes Jashari, si dhe flijimin me vetëdije të lartë kombëtare të shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar.

 Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm edhe familjarë të Familjes Jashari.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës e cila çeli këtë ekspozitë në bashkëpunim Muzeun Shtetëror të Kosovës dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërkophë është zhvilluar edhe një ceremoni përkujtimi për epopenë e lavdishme të Jasharajve. 

Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe.  Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari. 

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha, i cili mbajti dhe fjalën e tij për nder të Jasharëve.

“Në këtë 5 mars rikujtojmë epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. E përjetshme, është zulma dhe lavdia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, familjes Jasharit. Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë Jasharëve, nderim përjetë bijve dhe bijave të Kosovës, bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën dhe vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë kombëtare në themelet e lirisë së Kosovës së lirë e të pavarur", deklaroi Basha pas homazheve përpara shtatores se Adem Jasharit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Egjipt, zbulohet varri 3 mijë vjeçar
Nisin audicionet për “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” »
Article Logic
Execution time: 0.01636791229248
array(1) { ["section"]=> string(84) "perkujtohet-familja-e-jashareve-celet-ekspozita-qe-sjell-fakte-mbi-luften-e-uck-5039" }