Përkujtohet në 91- vjetorin e lindjes kompozitori i shquar Tish Daija

Publikuar tek: kulture-art, më 09:21 30-01-2017 Përkujtohet në 91- vjetorin e lindjes kompozitori i shquar Tish Daija

Përkujtohet sot në 91-vjetorin e lindjes artisti që krijoi muzikën e shfaqjes “Halili dhe Hajria”, e vendosur më shumë se 250 herë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, Tish Daija.

Nëpërmjetë një statusi akademiku Vasil Tole përkujton me një nga krijimet emblematike të Tij të vitit 1943 garibaldin antifashist "Antonio Gramshi".

“Tish Daija dhe kenga e batalionit antifashist "Antonio Gramshi"!

Sot e kujtojmë kompozitorin Tish Daija (30 janar 1926-3 tetor 2004) në ditën e lindjes me një nga krijimet emblematike të Tij të vitit 1943, me poezi të italianit Mario Dacci, për të cilin kishim dijeni por nuk zotëronim partiturën.
Bëhet fjalë për himnin e batalionit garibaldin antifashist "Antonio Gramshi".
Batalioni që mbante emrin e filozofit dhe politikanit Italian Antonio Gramshi (1891-1937), me origjinë abëreshe nga i ati Franҫesko, u krijua më 9 nëntor të vitit 1943, i përbërë kryesisht nga ushtarë italianë të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste ju bashkuan rezistencës shqiptare kundër nazistëve gjermanë. 
Në themelim morrëm pjesë 137 pjesëtarë. U pagëzua në betejën e pare më datën 15 nëntor 1943 dhe më pas u përfshi në Brigadën e I-rë sulmuese, ku morrën pjesë edhe në betejën për ҫlrimin e Tiranës. 
Një pjesë e tyre ranë dëshmorë për ҫlirimin e Shqipërisë, ndër ta edhe komandanti i batalionit Terzilio Cardinali.
Pas ҫlirimit të vendit pjesa më e madhe e tyre u rikthye në Itali me ceremoni zyrtare. 
Ky him ashtu si vetë batalioni antifashist shënojnë një rast unikal për mënyrën se si rrethanat janë ndërthurur për të bërë bashkë Tish Dainë, Mario Daccin, kujtimin dhe veprën e Garobaldit, rrënjët shqiptare të Antonio Gramshit si dhe partizanët italianë që luftuan në tokën shqiptare kundër nazistëve.
Gëzuar ditën e lindjes mjeshtër DAIJA!” shkruan akademiku Tole.

Tole është vlerësuar si kompozitori i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, si pedagog e akademik. I vlerësuar gjithashtu si drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Tish Daija la gjurmë të thella në krijimtarinë muzikore shqiptare.

tish1.jpgtish2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 81-VJETORI I LINDJES SË KADARESË, çfarë thotë Rama për shkrimtarin
E mbani mend Dedën e Zanës që ngriu në shtyllë ? Ja si duket ai sot »
Article Logic
Execution time: 0.029966115951538
array(1) { ["section"]=> string(74) "perkujtohet-ne-91-vjetorin-e-lindjes-kompozitori-i-shquar-tish-daija-67084" }