Përkujtohet Panajot Pano, 5 vjet nga vdekja e legjendës së futbollit

Publikuar tek: sport, më 13:19 19-01-2015 Përkujtohet Panajot Pano, 5 vjet nga vdekja e legjendës së futbollit

Mbushen plot pesë vjet nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit shqiptar dhe legjendës së Partizanit, Panajot Pano, që u largua nga kjo botë më 19 Janar 2010 në Florida të Shteteve të Bashkuara.

I krahasuar me Pelen dhe i vlerësuar si një “Gerd Myler” Shqiptar, futbollisti shqiptar më i miri i të gjitha kohërave është vlerësuar dhe si “Mjeshtër i Merituar i Sportit” .

Panajot Pano u shpall katër herë kampion i Shqipërisë (1961, 1962 – 1963, 1963- 1964) dhe pesë herë fitues i Kupës së Shqipërisë (1961, 1964, 1966,1968, 1975). Panajoti u nda nga fusha e blertë 39-vjet më parë në vitin 1975. Joti është autor i mbi 100 golave e mbi 500 të tillë në 700 ndeshje gjatë karrjerës së tij futbollistike. Pano është autor i katër golave me fanellën e kombëtares në 24 të luajtura.

“I shpejtë si era, energjik, depërtues, i pa përmbajtësh, bomber i vërtet.” Këto ishin disa nga përcaktimet e bëra nga gazetarët për ish-futbollistin e famshëm të Partizanit.

TROFE INDIVIDUAL

3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit Shqiptar 1960(12 gola), 1961(17 gola), 1969-1970(17 gola)

TROFE SI TRAJNER

1979: Kampion kombëtar si zv/trainer me Partizanin

1980: Fitues i kupës së Shqipërisë si zv/trainer me Partizanin

1981: Kampion kombëtar si zv/trainer me Partizanin

MEDALJE NDERKOMBETARE

Medalje argjendi në Turnen e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963

TITUJ SPORTIV

“Mjeshtër Sporti”

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Nder i Sportit Shqiptar”

DEKORATAT

Urdhëri i Artë “Mjeshtri i Madh”

Urdhëri i Punës i Klasit të 2-të

Urdhëri i “Naim Frashëri” i Klasit të 3-të

Urdhëri i “Naim Frashëri” i Klasit të 2-të

Urdhëri i “Naim Frashëri” i Klasit të 1-rë

Urdhëri i Artë “Naim Frashëri”

Medalja e Meritës për 100- vjetorin e FIFA-s

Medalja “Nderi I Kombit”

I ZGJEDHUR

President Nderi i Klubit të Futbollit “Partizani”

President Nderi i FSHF-së

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një stadium i ri për Tiranën
Tirana ‘kolaudon’ Francis Kahatën, gati për sfidën ndaj Apolonisë »
Article Logic
Execution time: 0.018655061721802
array(1) { ["section"]=> string(71) "perkujtohet-panajot-pano-5-vjet-nga-vdekja-e-legjendes-se-futbollit-936" }