Përkujtojmë lindjen e Lordit anglez, aq të dashur për shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 16:18 22-01-2015 Përkujtojmë lindjen e Lordit anglez, aq të dashur për shqiptarët

Shkrimtari anglez, romantiku dashamirës i shqiptarëve Xhorxh Gordon Bajron, kujtohet sot në ditën e tij të lindjes.

Së paku, një herë në vit ne kemi mundësinë  të ndalemi te figura e tij e të sjellim në kujtesë veprën e përjetësuar “Çajld Harold” , vepër kjo e cila, mban gjallë edhe sot trashëgiminë tonë .

Populli shqiptar duhet ta kujtojë vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës më shumë se një shekull më parë dhe fjalët që Ali Pasha i tha fisnikut anglez : “ E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela.”

 Vepra e Bajronit  e promovoi  Shqipërinë para syve të gjithë botës së qytetëruar.

Në mendjen e fisnikut anglez shqipëtarët kishin një shpirt fisnik të cilin ai e pasqyroi përmes vargjeve.

Në këngën e dytë të tij Lord Bajroni, flet vetëm për Shqipërinë dhe Greqinë .

Në marshin ushtarak të ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës, ( “Tamburxhi ! Tamburxhi !”, që  e hartoi në bazë të dy-tri këngëve të tjera luftarake shqipe) poeti përshëndet Shqipërinë.

Kur u largua, si kujtim nga Shqipëria  ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips i ka bërë një portret.

Sot kostumi është i ekspozuar në Bowood Estates të Anglisë.

Xhorxh Gordon Bajron lindi në Londër më 22 janar  të vitit 1788 në një familje aristokratësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keni frikë të vizitoni dentistin? Atëherë lumturohuni që jetoni në kete shekull
Princi i Polifonisë Lefter Çipa: Ja si duhet të jetë juria e Festivalit të Gjirokastrës »
Article Logic
Execution time: 0.028264999389648
array(1) { ["section"]=> string(68) "perkujtojme-lindjen-e-lordit-anglez-aq-te-dashur-per-shqiptaret-1208" }