PERLË/ Publikohet shënimi i Fatos Arapit: Si e hëngra në besë Nefo Myftiun, ia dhashë tekstin në dorë Vaçes

Publikuar tek: kulture-art, më 09:34 12-10-2018 PERLË/ Publikohet shënimi i Fatos Arapit: Si e hëngra në besë Nefo Myftiun, ia dhashë tekstin në dorë Vaçes Fatos Arapi

Një fragment nga disa shënime të Fatos Arapit...të dhuruara me miratimin e tij nga i biri Toli Arapi e publikuar nga profesor Përparim Kabo. Shënim i vyer që shpalos edhe njëherë botën e madhe të shkrimtarit që mbylli dytë dy netë më parë në moshën 89-vjeçare.

 

“Bëhej Festivali i Këngës. Drejtoreshë e Radio-Televizionit ishte Nefo Myftiu. Unë thirra mikun tim vlonjat, kompozitorin Shpëtim Kushta (Babai i Shpëtim Kushtës dhe im ‘at në Vlorë, ishin miq të ngushtë). I fola dhe i kërkova të bënte një këngë për Tiranën në mesnatë, një dashuri që lind nën qiellin e kaltër të natës, Tirana jonë qytet’i dashurisë…

Shpëtim Kushta kompozoi “Mesnatë”-n shumë të bukur. Dhe do ta këndonte vetë e madhja Vaçe Zela.

Por ka ndodhur diçka që askush nuk e di. Unë “e hëngra në besë” Nefo Myftiun! Pse? Ndodhi kështu: tekstet e këngëve ne duhej t’i çonim në Komitetin Qendror. Të merrnim aprovimin e tyre. Por ata atje, shtonin dhe hiqnin vargje që s’u pëlqenin. Nuk aprovonin tekstet, etj.

Ahere unë tekstin e këngës “Mesnatë” ia kam dhënë në dorë Vaçes, pa e aprovuar “kolegjiumi”.

Kur u bë “shfaqja gjenerale” dhe nga lart kishte ardhur “komisioni mediko-legal”, siç i thoshim neve, që bënte seleksionimin e këngëve, unë dhe drejtoresha Nefo Myftiu, ishim ulur pranë njeri-tjetrit. Kur Vaçe Zela nisi të këndojë “Mesnatë”-n dhe vargjet e saj “se çdo njeri në zemër të ti ka një dashuri…”, Nefo Myftiu më tha: “Ma hodhe…”.

Fatmirësisht “komisioni” nuk bëri asnjë vërejtje. Kënga “Mesnatë” mori më pas çmimin e parë.

Pkabo 11 Tetor 2018”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk ka kush ta prezantojë’, Mirela Sula merr përsipër të përfaqësojë Shqipërinë në Panairin e Librit në Frankfurt
Fatosi që takova ndër vargje... »
Article Logic
Execution time: 0.0044682025909424
array(1) { ["section"]=> string(111) "perle-publikohet-shenimi-i-fatos-arapit-si-e-hengra-ne-bese-nefo-myftiun-ia-dhashe-tekstin-ne-dore-vaces-137524" }