Përleshje me thikë në mes të Kavajës, plagoset i riu

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 20-10-2017 Përleshje me thikë në mes të Kavajës, plagoset i riu

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Kavajës mbrëmjen e sotëme, ku pas një sherri me thika një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se në lagjen “Nr.1” të qytetit të Kavajës janë konfliktuar me thikë V. L. 17 vjeç dhe G. S. 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë, V. L. 17 vjeç.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë bëhet me dije se Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur motivet e sherrit. Sakaq është ndaluar dhe autori i ngjarjes me inicialet G. S. dhe është bërë shoqërimi i tij në komisariat.

Article Logic
Execution time: 0.002993106842041
array(1) { ["section"]=> string(57) "perleshje-me-thike-ne-mes-te-kavajes-plagoset-i-riu-96642" }