Përmbarimi shkon në dyert e ARMO-s për borxhin 5 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 15:57 20-09-2017 Përmbarimi shkon në dyert e ARMO-s për borxhin 5 milion euro

Kompanitë në marrëdhënie kontraktore me rafinerinë e naftës ARMO kanë zbarkuar në gjykata dhe në përmbarim për të kërkuar arkëtimin e borxheve me forcë.

Një ditë më parë përmbaruesit e ALBASE shpallen njoftimin në QKR për zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të një shumë borxhi prej 690 milionë lekësh ose 5 milionë eurosh që ARMO i ka kompanisë Izvor-99 me aktivitet në bitum.

Me ketë shpallje në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, brenda 10 ditësh nis arkëtimi me forcë i detyrimit. Kompania ARMO është rivënë në punë në vjeshtën e vitit të kaluar dhe sipas të dhënave nga Ministria e Financave aktualisht furnizon rreth 35% të nevojave të tregut të brendshëm me naftë, teksa po vijon eksporti edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

Sipas të dhënave që ka nxjerrë më herët Ministria e Energjetikës, nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumin do të jetë 375 mijë tonë në vit, duke përmbushur gati 60% të konsumit në vend, i cili vlerësohet rreth 550-600 mijë tonë në vit. Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin.

Në të njëjtën periudhë, prodhuesi më i madh i naftës në vend Bankers Petroleum njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me Jonian Refining dhe Trading për t’i shitur asaj deri në 65% të prodhimit të naftës bruto tek iRTC, shkruan Monitor. Një tjetër shqetësim është cilësia e naftës për të cilën nuk ka informacion nga autoritetet nëse është e një niveli të pranueshëm për t’u përdorur nga automjetet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014072895050049
array(1) { ["section"]=> string(66) "permbarimi-shkon-ne-dyert-e-armo-s-per-borxhin-5-milion-euro-93039" }