PËRMBLEDHJE/ Flasin pas ndeshjes Agolli, Hyka, Balaj dhe De Biasi: Nga stuhia te 3-pikëshi

Publikuar tek: sport, më 13:56 06-09-2016 PËRMBLEDHJE/ Flasin pas ndeshjes Agolli, Hyka, Balaj dhe De Biasi: Nga stuhia te 3-pikëshi

15 minuta lojë të lëna përgjysmë dje si pasojë e stuhisë, u finalizuan sot si mos më mirë me një gol spektakolar të shkodranit Bekim Balaj.

Protagonistët e ndeshjes, Agolli, Hyka, Balaj por edhe trajneri i skemave surprizuese Gianni De Biasi flasin fill pas përfundimit të ndeshjes që i ka dhënë Shqipërisë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Futbollisti maqedonas E.Alioski

Per mua ska lidhje nëse eshtë shqiptare apo jo. Jam shumë I lumtur për golin., sepse është dicka emocionuese. Dhe s’kam ca të them tjetër.

Po, humbëm ndeshjen. Ne e dinim se janë të fortë në standard. Kjo lojë duhet të ishte baeazim por cfarë të bëjmë.

Po statistika është ashtu. Ne nuk shohim statistikën. Komplimente për Shqipërinë. Janë një skuadër e fortë. E dinim dhe ne. kishim dhe ne shance. Nuk shohim me statistikë, ne shohim për lojë.

Ansi Agolli:

Ishte një 15 min shumë I vështirë sidomos nga ana psikologjike. Kishim provuar adrenalinë për një ditë apo dy ditë, por jo këtë. Edhe dje luajtëm mirë. Do të duhet ta kishim mbyllur që pjesën e parë por kështu është futbolli.

Tani janë dy gjëra të ndryshme. Pasi para ndeshjes jepen detyrat dhe karikim maksimal. Kjo e sotmja ishte shumë ndryshe,. Ishte pak më e vështirë për karikimin e skuadrës. Falë zotit shënuam gol. Ky ishte objektivi ynë, dhe morëm tre pikët.

Nuk ishte një skemë për Memushajn. Në këtë vend zakonisht gjuaj unë. Po në atë moment ishte Memushaj me të djathtën.

Unë mendoj se pas asaj që kaluam në evropian kjon është shumë herë me e lehtë nga ana emocionale. Mendoj se evropiani ishte I suksesshëm bashkë me ekipin dhe unë si kapiten në fund. Tani mendoj se është më e lehtë nga ana ime.

Loja djeshme kishte disa gjera. Pjesa e parë administrimi I avantazhit, ne nuk rrezikuam, qarkulluam topin, ata s kishin asnjë gjuajtje në portë. Por duhet të kishim tentuar pak më shumë për të mbtyllur ndeshjen,. Ky është futbolli. Tani mund ti themi të gjitha por atë që deshëm e morëm.

Hyka:

Besoj se jam i kënaqur pas kësaj fitore, duke pare se c’treguam dje në pjesën e parë. Me pak vështirësi, por cunat sot treguan vullnet e forcë.

Ështe normale që u ndjeva më mirë pas sulmuesit. Por edhe në krah duhet të përshtatemi me skemat e trajnerit. Besoj se dhashë maksimumin.

Nuk është se e prisja të isha tittular në ndeshjen e parë. Por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe të gjithë duhet të jenë gati.

Më shumë në stol kisha emoicione, sesa në fushë. Ishte emocion shumë I madh.

Gianni De Biasi:

E mundëm Maqedoninë për 15 minuta. Edhe dje, edhe sot…

Po, dje në pjesën e parë ishte një nisje shumë e mirë. Mund ta ndajmë në dy pjesë,. Në fillim të pjesës së parë dhe më pas që ishim të ngadaltë dhe të lexueshëm në lojën tonë.

Maqedonia është një skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë shumë të mirë duke filluar nga mesi fushës e lart janë shumë të rrezikshëm dhe në këto 15 minutat e mbetura I vumë në vështirësi, por ne I vumë në vështirësi.

Fjeta shumë pak sepse fjeta në 2 dhe u zgjova në 7 si cdo mëngjes. Por më interesonte të shihja edhe aspekte nga ndeshja e djeshme. E kam riparë ndeshjen e djeshme dhe ndeshjet e Maqedonisë për të parë si të luanim sot. Por isha I sigurt te goditjet e dënimit dhe se me këtë mund të fitonim sot.

Sigurisht që ekipi duhet të lunte kështu. Por edhe dje ishin dy sulmues në lojë dhe një parasulmues si Hyka. Problemet na filluam kur ne stakuam lojën nga ndeshja.

Bekim Balaj:

Të them të drejtën është kënaqësi të shënoj. Një fitore për ekipin tonë është një nderim I madh. Nuk na falej një pikë në shtëpi kundër maqedonisë.

Emocion I madh, më kthen vite pas në Loro Borici. Golat që kam arritur të shënoj këtu kam, arritur të gëzoj tifozët e shkodrës. Ndërkohë tani gëzova mbarë shqiptarët.

Me Sadikun kam luajtur prej shumë vitesh. Kemi shumë ndeshje dhe gola bashkë. Gjatë stërvitjes në Kombëtare ne kemi provuar. Në lojë dje, si shkoi loja për gabimin tonë u ndëshkuam.

Në ndeshje me Portugalinë ishte gol, por këtu në shtëpinë tonë, dhe gjithë shkodranët më kënaqi më shumë padyshim. Hoqëm një siklet si të themi. Ndoshta edhe për rastësi dhe kushtet atmosferike na favorizuan. Ne mendonim dje po e humbnim kontrollin dje se nuk po na linte koha. Ne u shqetësuam pak. Sot më e rëndësishme ishte që arritëm tre pikëshin.

Të them të drejtën unë jam gati gjithmonë për formacion. Zgjedhjet nuk I bëj unë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Premtimi i Bekim Balajt pas golit spektakolar në “Loro Boriçi”: S’do ndalem më
Armando Sadiku tregon 3 sekrete pas ndeshjes me Maqedoninë »
Article Logic
Execution time: 0.021695137023926
array(1) { ["section"]=> string(92) "permbledhje-flasin-pas-ndeshjes-agolli-hyka-balaj-dhe-de-biasi-nga-stuhia-te-3-pikeshi-52074" }