Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sofje të Bullgarisë, ku një autobus me udhëtarë është përmbysur në rrugë, duke lënë 6 persona të vdekur.
Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së autobusit me një makinë, duke bërë që shoferi të devijojë mjetin duke rënë kështu në një arë aty pranë.
Ministria e Shëndetësisë bullgare ka raportuar se 6 persona kanë vdekur në vend si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur në mes tyre edhe fëmijë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar të gjithë shkaqet e ngjarjes së rëndë.