Përmbysje historike, Liverpooli thyen Dortmundin dhe kualifikohet

Publikuar tek: sport, më 22:44 14-04-2016 Përmbysje historike, Liverpooli thyen Dortmundin dhe kualifikohet

Emocione të pabesueshme, 7 gola, një fund përrallash për Liverpoolin dhe një mankth për Borussian e Dortmundit që i jep lamtumirën Europa League në një ndeshje të çmendur të luajtur në “Anffield Road”. “The Reds” nuk e braktisën asnjëherë shpresën ashtu siç tifozët e pranishëm në stadium nuk e braktisën asnjëherë skuadrën për të regjistruar një nga fitoret më të pabesueshme që futbolli dhuron.

4-3 e mbylli 90 minutëshin e dytë skuadra e Jurgen Klopp që besoi deri në fund te kualifikimi edhe pse në pjesën më të madhe të kohës u detyrua të luante në ndjekje të kundërshtarëve me 2 gola disavantazh.

Bashkë me Sevillan, Shakhtar Donetsk dhe Villarreal, angezët plotësojnë tablonë e 4 ekipeve më të mira të këtij kompeticioni që dhuroi emosione të mëdha edhe në ndeshjet e kthimit.

“Anfield Road” u ndez nga ngjyrat e kuqe për një 90 minutësh ku ishte skuadra e Jurgen Klopp që i dha një leksion pasardhësit të tij Tuchel. 4-3 fituan vendasit në një ndeshje ku seria e golave u hap që në minutën e 5 Henrik Mkhitaryan, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang shtoi një tjetër rrjetë 4 minuta më pas duke krijuar iluzionin se kjo ndeshje u mbyll përfundimisht. Ishte Divock Origi që riktheu në lojë “The Reds” ndërsa u kundërpërgjigj me një tjetër gol duke rikthyer avantazhin e sigurt për Borussian. Në të 66-ën, Philippe Coutinho nga jashtë zone dha sinjale shprese për vendasit që shpërthyen në të 78-ën me një tjetër gol të Sakho. 3-3 dhe minutat deri në fund hapën llogaritë me Liverpool që bëri të pabesueshmen. Lovren me kokë gjeti katarkëndëshin e Borussias për të thurur ëndrrën e të kuqve.

Një ndeshje që do të regjistrohet në historinë e futbollit pasi emocione të tilla vetëm ky sport mund t’i dhurojë.

Ndërkohë, Villarreal nuk hasi aspak vështirësi në Pragë ku u imponua 4-2 për të kompletuar rrugëtimin fantastik deri në gjysmëfinale. Dy golat e Bakambu, Castillejo dhe autogoli i Lafata sigluan pokerin e “Nëndetëses së Verdhë” në Çeki ku vendasit ruajtën nderin me rrjetat e Dockal e Krejci. Edhe në Lviv nuk pati histori me Shakhtar Donetsk që shkatërroi 4-0 Bragën. Srna, Kovalenko dhe dy autogola të Ferreiras mjaftuan që ukrainasit ta kthenin në formalitet 90 minutëshin e dytë pas suksesit 2-1 në takimin e Portugalisë. (Supersport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu në vazon e parë të Champions League
Shorti/ Ja çiftet gjysmëfinaliste të Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.016819953918457
array(1) { ["section"]=> string(70) "permbysje-historike-liverpooli-thyen-dortmundin-dhe-kualifikohet-37719" }