Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ushtria zbarkon në terren

Publikuar tek: politike, më 20:16 30-11-2017 Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ushtria zbarkon në terren

Situata e rënduar që paraqitet në autostradën Tiranë-Durrës, ku për momentin qarkullimi është i pamundur, ka bërë që në terren të zbarkojnë Forcat Armatosura shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se forcat e FA gjenden tashmë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.

Ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes thotë se në vendin e quajtur, “kthesa e Rinasit” janë vendosur tre motor-pompa për të larguar ujin nga rruga.

Makinat janë të bllokuara dhe aktualisht është e pamundur që të kalohet për në Durrës edhe në aksin dytësor.

Policia bën me dije se niveli i ujit aktualisht është në nivelin e 75 centimetrave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama qetëson Bashën dhe gjithë shqiptarët: I kemi marrë të gjitha masat për përmbytjet
Përmbytjet në të gjithë vendin, deputetja e re apel qeverisë: Të ndërhyet sa më shpejt, justifikimet nuk kanë vlerë »
Article Logic
Execution time: 0.016036033630371
array(1) { ["section"]=> string(70) "permbytja-e-autostrades-tirane-durres-ushtria-zbarkon-ne-terren-101406" }