Rreshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Lagja “Emshir” Prishtinë është përmbytur nga uji i rreshjeve në një sipërfaqe të madhe, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe forcat e policisë.
Shirat kanë vijuar pa ndërprerje gjatë dy ditëve në këtë zonë.